Të gjithë të bindur: Ronaldinjo te Milani
Ronaldinjo do të veshë fanellën e Milanit gjatë sezonit të ardhshëm. Ky ka qenë lajmi më i bujshëm i ditës së djeshme në futbollin evropian, i publikuar thuajse në të gjitha mediat më të rëndësishme sportive të kontinentit. Ndonëse nuk është zyrtarizuar ende asgjë, në Spanjë dhe Itali janë të sigurt se Barcelona ka pranuar të shesë futbollistin "e padëshiruar" nga Rajkard te skuadra italiane. Fillimisht menaxherët Bronzeti dhe De Asis janë takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, çiki Bergirishtain, e më pas edhe me Adriano Galianin, duke konfirmuar se marrëveshja është më se e realizueshme.
Roberto De Asis, vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i Ronaldinjos, ka bërë të qartë se marrëveshja mes palëve mund të arrihet në javët e ardhshme. "Duhet të keni durim, Milani është një klub i madh dhe Ronaldinjo është i kënaqur nga interesimi për të. Ai po mundohet të zgjidhë situatën e tij te Barcelona dhe gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur", u shpreh De Asis për mediat italiane. Pas takimit me Galianin, mediat italiane bënë të ditur se drejtori sportiv i Barcelonës, Çiki Begirishtajn, kishte autorizuar De Asis për të filluar procedurat e transferimit të fantazistit brazilian. Pas një lajmi të tillë, edhe Galiani është shprehur shumë euforik para mikrofonave të gazetarëve. "Më duket se Ronaldinjo ka thënë që do të zgjedhë Milanin, ose do të qëndrojë te Barcelona. Për mua, kjo është një gjë shumë pozitive. Sot kam folur me Çiki Bergirishtajn dhe jemi autorizuar të flasim me menaxherin e lojtarit, por nuk do të përfitojmë nga klauzola e rregullores së FIFA-s. Çmimi? Është më i ulët se një vit më parë", u shpreh administratori i Milanit. Sipas mediave spanjolle, gjatë ditës së djeshme është saktësuar edhe shuma prej 30 milionë eurosh që kuqezinjtë do të shpenzojnë për të afruar futbollistin, ndërsa mbeten për t‘u përcaktuar të gjitha detajet e kontratës së fantazistit brazilian dhe kohëzgjatja e saj.
Edhe trajneri Ançeloti është shfaqur mjaft i kënaqur në konferencën e zakonshme për shtyp, duke folur rreth Ronaldinjos me siguri të plotë. "Merkatoja është zhvilluar gjithmonë në sintoni të plotë mes meje dhe drejtuesve të klubit. Për mua është blerje intriguese, pasi ai është një lojtar i ri që nuk e njoh nga afër. Ronaldinjo është diçka mes një mesfushori organizator dhe një sulmuesi", u shpreh Ançeloti. Dihet që braziliani shoqërohet nga probleme jashtë fushe, por trajneri i Milanit nuk është shfaqur aspak i shqetësuar rreth asaj që është shkruar gjatë kohëve të fundit në shtypin sportiv. "Unë nuk kam pasur asnjëherë dijeni direkte rreth këtyre gjërave, ndaj nuk mund të flas me siguri të plotë. Edhe për Ronaldon thuhej se ishte shumë pak "i pranishëm", por ai është një profesionist i madh me të cilin nuk kam pasur asnjëherë probleme. Shevçenko? Me sa duket djali i tij ka harruar italishten, ndaj dëshiron të kthehet te Milani. Por unë nuk kam thënë asnjëherë se nuk e dua atë përsëri në skuadër", përfundoi trajneri i Milanit.