Riberi, në dyshim për Dortmundin
Në prag të ndeshjes të së dielës me Borusian e Dortmundit, Bajerni i Mynihut shqetësohet për gjendjen e Frank Riberi. Mesfushori francez është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe rrezikon të mos jetë në fushë për kryesuesit e Bundesligës. Riberi ishte protagonist në barazimin 3-3 me Gedafen në Kupën UEFA, që kualifikoi bavarezët, ku gjatë aktivizimit për 90 minuta shënoi edhe një gol (të parin për Bajernin në këtë sfidë). Më 19 prill, Bajerni do të ndeshet sërish me Borusian, në finalen e Kupës.