Berisha - Je Hao Shqiperia transformim pozitiv ne te gjitha sferat

Kreu i qeverise shqiptare dhe ambasadori i ri kinez ne vendin tone konfirmuan bashkepunimin e metejshem te dy vendeve ne fusha te ndryshme te jetes politike ekonomike dhe sociale
Kreu i qeverise Sali Berisha ka pritur diten e djeshme ne ambientet e Kryeministrise ambasadorin e ri kinez ne vendi tone Je Hao. Gjate fjales se tij kryeministri Berisha shprehu vleresimin dhe besimin per forcimin e metejshem te marredhenieve ndermjet dy kombeve. Gjithashtu ai falenderoi qeverine kineze per ndihmen dhe bashkepunimin qe ka dhene nder vite. Kryeministri Berisha theksoi se fale mbeshtetjes se popujve miq dhe Kines sot Shqiperia ka nje tjeter fytyre. Nder te tjera ai beri edhe nje rezyme te arritjeve te Shqiperise gjate ketyre viteve. Kreu i qeverise theksoi se fale reformave vendi arriti te perballonte mjaft mire krizen ekonomike qe perfshiu edhe vendet me te zhvilluara. Ndersa theksoi se mirepret gjate vitit te ardhshem rritjen e metejshme te investitoreve ku pjese e tyre do te jene edhe investitoret kineze pasi Shqiperia sot ofron mundesi te medha biznesi. Shqiperia ka bere transformime rrenjesore gjate viteve te fundit gjate ketyre viteve jane trefishuar investimet e huaja si dhe presim qe viti 2012 te afroje edhe me shume investitore. Dua tju falenderoj juve dhe qeverine tuaj per mbeshtetjen e madhe qe i keni dhene Shqiperise - u shpreh Kryeministri Berisha. Nga ana e tij ambasadori Hao e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte e miqesore dhe vleresoi transformimin e jashtezakonshem qe ka pesuar Shqiperia gjate kesaj periudhe ne vecanti zhvillimin galopant ne te gjitha fushat gjate viteve te fundit. Puna e mire e qeverise suaj tashme mund te shihet qarte ne ndryshimet galopante qe ka bere vendi juaj ne te gjitha aspektet. Qeveria kineze dhe ne do te vazhdojme bashkepunimin e metejshem si dhe forcimin e marredhenieve tona - tha ambasadori kinez ne vendin tone. Gjithashtu ai i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha vendosmerine dhe angazhimin e Republikes Popullore te Kines dhe ambasades se saj ne Tirane per ti shtyre me tej marredheniet miqesore e te bashkepunimit si dhe e informoi Kryeministrin per nje sere projektesh qe ambasada e Kines parashikon te realizoje per periudhen ne vijim ne bashkepunim me qeverine shqiptare ne kuader te promovimit te bashkepunimit ne fushen e kultures arsimit kerkimit shkencor fushen e turizmit bashkepunimit ekonomik infrastrukturave te rendesishme ne ndihme te zhvillimit te biznesit e transportit etj. Ne kete kontekst Haoja i beri me dije Kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankes Kineze per Zhvillim per te financuar ne hartimin e planeve zhvillimore qe qeveria shqiptare parashikon ne fushen ekonomike. Nje tjeter pike e rendesishme e takimit ishte edhe integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian per te cilin kreu i qeverise theksoi se po punohet dhe do te vazhdohet te punohet qe vitin e ardhshem Shqiperia te marre statusin kandidat. Per Kryeministrin Berisha integrimi i Shqiperise ne BE eshte endrra me e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Gjithashtu ai shfrytezoi kete takim per ti percjelle Presidentit Hu Jintao Kryeministrit Uen Jiabao edhe popullit mik kinez pershendetjet dhe urimet me te perzemerta per nje Vit te Ri te mbare. Gjej rastin tju uroj krereve te shtetit Kinez dhe popullit mik te Kines gezuar per shume vjet Vitin e Ri - perfundoi kreu i qeverise.