Kartolina e viti te ri Rama uron me foto nudo artistike

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka zgjedhur te uroje shqiptaret ne prag te nderrimit te viteve me nje kartoline jo pak te vecante ku eshte perzgjedhur fotografie e nje femre nudo. Nje veper artistike e krijuar nga amerikani Man Ray e cila eshte vendosur ne qender te nje sfondi me debore dekorative dhe ku dallohet nje grua e zhveshur deri ne fundshpine eshte kartolina qe ka perzgjedhur kryesocialisti ne urimin e tij ne faqen zyrtare. Fotografia e artistit Ray eshte realizuar ne vitin 1924 dhe mban emrin Le violon dIngres Ingress Violin. Pak muaj me pare kjo veper e Man Ray u ekspozua ne Muzeun e Artit ne Milano te Italise nga Fondacioni Marconi. Ne analizen pershkruese te kesaj vepre theksohet se Man Ray ishte nje admirues i pikturave te Jean-Auguste Dominique Ingres. Shprehja violon dIngres eshte perdorur nga francezet per te treguar nje hobi qe ka lindur ne lidhje me pasionin e ushqyer nga Jean-Auguste Dominique Ingres-1780-1867 per violinen. Violon dIngres eshte edhe titulli i nje veper te famshme te bera nga Man Ray 1860-1976 ne vitin 1924. Subjekti eshte Alice Prin emri i artit Kiki modeli dashuria dhe muza e Man Ray ne mes te 1923 dhe 1929.