E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Koalicioni PD - LSI mjaft i suksesshem

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate intervistes per Ora News-in u shpreh se viti 2011 ishte nje vit pozitiv per vendin. Sipas tij kete vit Shqiperia arriti te realizoje per here te pare zgjedhje te lira dhe te ndershme. Gjithashtu ai theksoi se edhe fundi i vitit solli zhvillime mjaft pozitive pasi opozita kuptoi se rruga e bllokimit dhe e bojkotit nuk te conte gjekundi dhe iu rikthye institucioneve si dhe po merr pjese miratimin e nje sere ligjeve te cilat jane shume te rendesishme per integrimin e vendit. Ndersa theksoi se koalicioni qeverises ka funksionuar shume me mire se sa pritej e ka qene shume me funksional se sa ishin parashikimet. Ky koalicion ka shume potenciale te pa shfrytezuara per te qene shume efikas dhe rezultativ ne drejtim te qeverisjes dhe rezultateve elektorale. Zgjedhjet e 8 majit ishin nje prove e rendesishme dhe treguan se ky koalicion perfaqeson mazhorancen e qytetareve shqiptare - u shpreh Meta. Gjithashtu ai shtoi se LSI-ja ne zgjedhjet e fundit mori edhe me shume vota se ne vitin 2009 kjo tregon trendin. Sipas tij LSI-ja ka treguar se eshte nje alternative mjaft prezente e ka patur elektorat solid. I pyetur sakaq per ceshtjen e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit dhe terheqjen e Bamir Topit Meta u shpreh se kandidimi eshte e drejte e kujtdo. Kjo eshte e drejte e cilitdo qe te kandidoje apo te mos kandidoje. Duhet te respektojme vendimin e Presidentit Topi. E rendesishme eshte qe sjellja e tij te jete plotesisht ne linje me Kushtetuten deri ne diten e fundit te ushtrimit te detyres - tha me tej Meta. Ndersa per kandidimin e ish-kreut socialist Fatos Nano Meta tha se LSI-ja ka vendosur qe te behet pjese e ketij debati teper te parakohshem. E theksova se kemi nje detyrim qe kete ceshtje ta diskutojme me PD-ne dhe forcat e tjera te ketij koalicioni. Ne momentin e duhur forumet e LSI-se do bejne te ditur qendrimet. Eumlshte nje e drejte e tij te kerkoje kandidimin. Ai i di mire arsyet pse ka zgjedhur kete moment per te afishuar kandidimin e tij per kete pozicion - tha me tej Meta. Ndersa i pyetur nese LSI-ja ne zgjedhjet e ardhshme mund te beje koalicion me PS-ne kreu i LSI-se deklaroi se forca politike qe ai drejton ka bashkepunuar dhe do te vazhdoje te bashkepunoje me cdo force politike per integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›