E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - Nano: Përjashtimi i Kastriot Islamit, veprim i padrejtë – Rama nuk reflekton

19-12-2011 / Gazeta 55

Promovimi i librit “Enver Hoxha”, mbledh personalitet e larta të politikës, kryeministrin Berisha, ish kryeministrin Nano si dhe kryeministrin e Kosovës, Thaçi. Të pranishëm edhe ambasadorët Arvziu e Sequi


"Fati i Kaçit nesër, i ngjashëm me personazhet e librit “Enver Hoxha”"


Promovimi i librit “Enver Hoxha”, të gazetarit Blendi Fevziu, mblodhi dje në Tiranë një numër të konsiderueshëm personalitetesh të politikës dhe medias. Kryeministri Sali Berisha, ish kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishin ndër figurat më të rëndësishme sa i takon personaliteteve të politikës. Por jo vetëm kaq. Nga Kosova erdhi kryeministri Hashim Thaçi i shoqëruar nga një grup deputetësh si dhe gazetarë e analistë. I pranishëm në event ishte dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. 


Kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nano patën edhe një shtrëngim duarsh. Shefi i ekzekutivit shqiptar, njëherazi lideri i së djathtës dhe lideri historik i të majtës, shkëmbyen batuta mes tyre, lidhur me zhvillimet e fundit politike, kryesisht me fushatën e akuzave dhe shpifjeve që Edi Rama ka nisur nga deputetëve të tij në PS. Kryeministri Berisha komentoi përjashtimin e Kastriot Islamit nga selia rozë, duke e cilësuar atë si veprim të gabuar të kreut të PS, Rama. “Sot batuta është vetëm me Kastriot Islamin. Të gjithë e dinë çfarë po i ndodh Islamit. Ai është një personalitet që reflekton, por ai që nuk reflekton është kreu i PS, Edi Rama” – u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë hoqi paralele mes Kastriot Islamit dhe personazheve të librit Enver Hoxha. Këtu Berisha iu referua mbledhjes – gjyq të ditës së nesërme, ku z.Islami do t’i kërkohet të bëjë autokritikë, ndërsa s’përjashtohet mundësia e ç’rregjistrimit të tij nga PS. “Po të bëjmë lidhjen midis fatit të Kaçit nesër dhe personazheve të librit... S’kemi ç’ti bëjmë, ai që nuk reflekton është kryetari opozitës”- deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha. Të dy personalitetet e politikës, Berisha dhe Nano vijuan më pas me axhendën e aktivitetit si dhe me përshëndetjen e të ftuarve në promovimin e librit të gazetarit Blendi Fevziu, një biografi me titull “Enver Hoxha”. Nga përfaqësuesit e socialistëve ishte vetëm deputeti Arben Malaj, ndërsa pjesa e tjetër e të ftuarve (me ftesë) refuzuan pjesëmarrjen në përpjekje për të mbajtur të paprekur shpirtërisht kultin e diktatorit Enver Hoxha. 



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›