Berisha - “Pranojmë edhe Strasburgun”
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para negociatave mes Ruçit dhe Patozit, se qeveria pranon edhe qëndrimin e Strasburgut lidhur me çështjen e hetimit të zgjedhjeve. “Qeveria ime çdo javë vendos për zbatimin e vendimeve të gjykatës së Strasburgut, sado që shpeshherë janë të dhimbshme dhe shumë të kushtueshme. Pra, unë mendoj se rezoluta, nëse nuk bëjnë sofizma dhe unë nuk kam prirje për të bërë asnjë sofizëm, unë kam prirje të plotë për të zbatuar në përpikëri së bashku me ju atë rezolutë”, - ka deklaruar kreu i qeverisë pak ditë më parë.