E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mezi po e presim kompromisin për krizën



Zv.kryeministri Ilir Meta, tha dje se kriza aktuale duhet tejkaluar sa më shpejt dhe të nisë puna për reformën zgjedhore. I pyetur nëse beson që komisioni hetimor do të ngrihet brenda këtij sesioni parlamentar, kreu i LSI-së tha se “ne mezi po presim për këtë. Kemi një vit që kemi kërkuar të ngrihet Komisioni Hetimor, që të bëhet transparenca, dhe të gjithë e kanë bërë të qartë që kërkojnë respektimin e Kushtetutës dhe pavarësinë e gjyqësorit. Shpresojmë, që kjo situatë e pakuptimtë të kalohet sa më shpjet dhe të ecet përpara. Ndërkohë, gjej rastin edhe një herë tjetër të bëj thirrje që të fillohet puna për reformën zgjedhore, sepse transparenca garantohet me ligj”. Ndërkohë, lidhur me fletët e votimit, ai tha se hapja e këtyre kutive është një çështje që e vendos gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›