E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresmeni Engel Palet te zgjidhin mosmarreveshjet

Kongresmeni amerikan Eliot Engel denon dhunen e te premtes ne Shqiperi duke shprehur dhe keqardhje per jetet e humbura. Ai shprehu keqardhjen dhe deshperimin e tij per dhunen qe shoqeroi demonstraten e mbajtur ne Tirane. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Eliot Engel kryetar i grupit te ceshtjeve shqiptare ne Kongresin amerikan denoi dhunen e djeshme politike ne Shqiperi dhe u beri thirrje te gjitha paleve ti zgjidhin mosmarreveshjet paqesisht dhe nepermjet dialogut. Jam thellesisht i deshperuar per humbjen e jeteve - tha ai dhe u shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjeve te viktimave. Zoti Engel tha se te gjithe njerezit ne Shqiperi kane te drejten te demonstrojne ne menyre paqesore dhe te shprehin mendimet e tyre. Megjithate - theksoi ai - dhuna e ushtruar per te avancuar pikesynime politike eshte thellesisht per te ardhur keq.

Kongresisti Engel u beri thirrje te gjithe shqiptareve te terhiqen menjehere nga tensione te tilla tejet te demshme dhe te ti zgjidhin mosmarreveshjet ne rruge paqesore dhe pa gjakderdhje. Shpreh keqardhjen per ngjarjet qe ndodhen gjate demonstrates ne Tirane. U bej thirrje paleve per dialog dhe shpreh bindjen se dhuna e ushtruar eshte per te ardhur keq - ka theksuar kongresmeni Engel. Ai beri thirrje qe mosmarreveshjet politike te zgjidhen ne rruge paqesore. Kryetari i grupit te ceshtjeve shqiptare ne Kongresin amerikan u beri thirrje te gjitha paleve ti zgjidhin mosmarreveshjet paqesisht dhe nepermjet dialogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›