E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ajtyresa Presim pergjigje per oferten tone

Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancen dhe Kryeministrin Berisha si shkaktar te krizes politike ne vend. Reagimi i selise roze erdhi pas deklaratave te bera ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat nga Kryeministri Berisha. Partia Socialiste i kujton Sali Berishes se mbi te rendon faji i krizes politike dhe ekonomike ne te cilen ndodhet sot Shqiperia. Keshtu ne kerkojme qe mazhoranca te qetesohet dhe te mos vazhdoje te tregoje perralla me mbret pasi realiteti me te cilin perballen shqiptaret eshte krejt tjeter - tha Megi Ajtyresa anetare e Asamblese Kombetare te PS-se. Gjithashtu ajo i kerkoi mazhorances qe ta shqyrtoje sa me pare oferten e opozites te dorezuar disa dite me pare ne tryezen e partive politike nga kreu i PS-se Edi Rama tek Kryeministri Berisha. Qe prej dites se premte Sali Berisha ka mbi tryeze oferten e PS-se per zgjidhjen e krizes. Ai duhet te pergjigjet per oferten ne menyre qe reformat te ecin perpara dhe kriza ku eshte zhytur Shqiperia te zgjidhet - perfundoi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›