E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha- Gubitosi: Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në art

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha priti sot drejtorin e Festivalit të Giffonit, zotin Claudio Gubitosi. Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen zotit Gubitosi dhe shprehu vlerësimet e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq prestigjioz edhe në vendin tonë, siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë “Giffoni”. Kryeministri Berisha theksoi se ky eveniment është një shprehje e rëndësishme e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe një panoramë serioze e arritjeve të filmit për fëmijë dhe një rast shumë i mirë për shkëmbimin e eksperiencave dhe traditave mes të rinjve dhe fëmijëve nga e gjithë bota.
Drejtorin e Festivalit të Giffonit, zoti Claudio Gubitosi u shpreh mjaft i kënaqur për këtë takim, si dhe për faktin që ky takim koiçidonte me 40 vjetorin e festivalit të Filmit “Giffoni” dhe me 25 vjetorin e aktivitetit të këtij Festivali në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›