“Vizat” Berisha: Do mbajmë premtimet e dhëna
TIRANE- Pak ditë pasi Parlamenti Europian vlerësoi se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina duhet t‘i bashkëngjiten propozimit të Komisionit për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, kryeministri Berisha siguron qytetarët shqiptarë se qeveria që drejton do ti përmbushë të gjitha kushtet brenda muajit nëntor.
Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha tha se janë plotësuar disa nga kushtet thelbësore përsa i përket sigurisë së kufijve dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike.
“Brenda vitit të parë të këtij mandati do bëjmë të gjitha përpjekjet , të plotësojmë të gjitha kushtet dhe reformat për liberalizimin e vizave. Qeveria ka marrë masa dhe ka shpejtuar të gjithë procesin e modernizimit të kontrollit të kufijve. Për kontrrollin e kufijve shtetërore po zbatohet dhe po implementohet në cdo hallkë të tij” theksoi Berisha.
Por duke përfituar nga rasti, kreu i maxhorancës ftoi dhe njëherë Partinë Socialiste të bëhet pjesë e këtyre reformave që sipas Berishës janë jetësore. (e.n/News24/BalkanWeb)