Korcë, ngrihet komisioni i planifikimit të emergjencave civile
KORCË- Në prag të sezonit të dimrit është ngritur komisioni i planifikimit të emergjencave civile në nivel qarku.
Qëllimi i këtij komisioni përballimi i situatave emergjente gjatë dimrit. Kjo pritet të arrihet përmes planifikimit dhe koordinimit të veprimtarive të institucioneve shtetërore dhe agjencive të tjera.
Prefekti i qarkut të korcës Koco Bello, i pranishëm në takim ka vënë në dukje problemet e viteve të kaluara në menaxhimin e situatave emergjente, si perdorimi jo efikas i fondeve apo masat jo të plota në përballimin e emergjencave civile.
Njëkohësisht Bello i ka kërkuar shtabit të emergjencave të hartojë planin e gadishmërisë me masat e nevojshme teknike dhe organizative.
(m.a/News24/BalkanWeb)