E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, shpërthen bombula e gazit, një i vdekur

BERAT-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urën Vajgurore pranë Beratit. Shpërthimi i një bombole gazi i ka kushtuar jetën 26 vjecarit Seit Kapuci. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bomobolës së gazit ndërkohë që në vendgjarje kanë shkuar ekspertë të policisë ,zjarrfikës dhe ambulanca. 26 vjecari i martuar pak kohë më parë jetonte në këtë banesë me qera prej pak muajsh. Në momentin e shpërthimit ai gjendej vetëm në banesë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit flakë të mëdha zjarri kanë përfshirë banesën duke e djegur atë plotësisht.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›