Aksident në aksin Rinas-Kashar, 4 të plagosur rëndë
TIRANE- Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Rinas-Kashar, ku nga përplasja e dy automjeteve me njëra tjetrën janë plagosur 4 persona.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti është shkaktuar nga përplasja e dy automjeteve me targa të Tiranës, nga të cilët njëri tip Benz me targa TR 61-48 P. Policia thotë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së madhe të njerës prej mjeteve.
Fillimisht automjeti është përplasur me një shtyllë ndricmi dhe më pas me automjetin tjetër. Të plagosurit janë ende të paidentifikuar pasi nuk kanë patur dokumente me vete.
(e.n/BalkanWeb)