Pagesat për bashkimin familjar në Itali
03/02/2009 Rastet e aplikimit dhe marrjes së kartës së qëndrimit dhe lejes së qëndrimit
Afatet e përcaktuara për marrjen e nënshtetësisë, për tejkalimin duhet bërë ankesa
Pranvera Kola
Nëse emigrantët shqiptarë që jetojnë rregullisht dhe janë të pajisur me leje qëndrimi nuk arrijnë të plotësojnë të ardhurat minimale të kërkuara, nuk mund të bëjnë tërheqjen e familjarëve të tyre nëpërmjet bashkimit familjar. Sipas ligjit, duhet të realizohet një e ardhur vjetore nga burime të ligjshme jo më e vogël sesa shuma e çekut social, që shumëzohet me gjysmën për çdo familjar kandidat për ribashkim familjar. Për ribashkimin me dy a më shumë fëmijë në moshë nën 14 vjeç, apo me dy a më shumë familjarë të mbajtësve të statusit të mbrojtjes së përkohshme do të mjaftojë një e ardhur jo më vogël se dyfishi i çekut social. Shuma vjetore e çekut social për vitin 2009 është baras me 5.317,65 euro. Sportelet unike mbi imigrimin, si organe kompetente për shqyrtimin e këtyre kërkesave, janë shumë të ngurta në përllogaritjen e të ardhurave, duke kërkuar edhe në qindarka respektimin e ligjit, ndërsa disa të tjerë janë më fleksibël dhe mbajnë parasysh qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të punësimit dhe disa parametra të tjerë, kur të ardhurat shmangen jo shumë nga kufijtë ligjorë. Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali mund të aplikojnë për marrjen e lejes së qëndrimit ose mund të mjaftohen me kartat e qëndrimit si familjarë të një shtetasi të BE-së. Është përcaktuar për rastet kur “një shtetas/e shqiptar martohet me një shtetas/e italian/e dhe mban shtetësinë shqiptare, ai mund të qëndrojë pa ndërlikime dhe telashe në Itali, duke kërkuar kartën e qëndrimit si familjar i një shtetasi të BE-së”. Ndërsa në raste të tjera, kur shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në Itali, por zotërojnë lejen e qëndrimit si punëmarrës si dhe jetojnë me një të afërm që është shtetas italian, nuk mund të aplikojë për kartën e qëndrimit. “ Nuk është e mundur të konvertosh lejen e qëndrimit si punëmarrës në kartë qëndrimi si familjar i shtetasit italian, sepse nuk bëhet fjalë për familjarë në ngarkim të “shkallës së parë”, siç e parashikon edhe direktiva evropiane për bashkëshort/e dhe prindër dhe fëmijë. Gjithashtu për rastet kur punëmarrësi has probleme me pagesën dhe arrin të vërtetojë se punon në të zezë, mund të padisë pronarin e tij, punëdhënësi duhet të paguajë një gjobë administrative 150 euro në ditë si ndëshkim maksimal, por kjo gjë duhet provuar.
-Afati i përcaktuar për marrjen e nënshtetësisë italiane pas dorëzimit të kërkesës është i përcaktuar në ligj. Kështu, nëse një shtetas shqiptar ka aplikuar për marrjen e nënshtetësisë, por nuk ka marrë përgjigje për një periudhë pothuajse dyvjeçare nga koha e aplikimit, situata është jonormale. Specialistët pohojnë se afati maksimal i pritjes është 730 ditë dhe për tejkalime të këtij harku kohor duhet kontaktuar Qendra e Thirrjeve të Ministrisë së Brendshme në numrat 06 48042101 -102 -103 -104 për të marrë informacione mbi ecurinë e kërkesës.
-Janë të shumtë qytetarët që kanë arritur të gjejnë një punëdhënës italian për punësim si bashkëpunëtorë familjarë (colf), me kontratë të rregullt të kësaj kategorie për 2008-2009, megjithatë specialistët pohojnë se për këtë kategori është pak i vështirë punësimi. Kjo pasi në dekretflukset 2008 nuk është dhënë mundësia për të paraqitur kërkesa të reja për punësim veç atyre të mbetura të paplotësuara me dekretin 2007. Sidoqoftë, sipas zhvillimeve mund të botohen dekretflukse të reja, ku të parashikohet kjo mundësi për punësime të reja të shtetasve nga shtete joanëtare të BE-së.
Pagesa për ribashkimet
Shuma e të ardhurave vjetore, e modifikuar me dispozitat e reja të miratuara tani vonë nga qeveria, është rritur më tej duke filluar nga 1 janar 2009, në vijim të rregullimeve lidhur me shumën e çekut social. Në zbatim të nenit 29 të Tekstit Unik mbi Imigrimin, duhet të realizohet një e ardhur vjetore nga burime të ligjshme jo më e vogël sesa shuma e çekut social që shumëzohet me gjysmën për çdo familjar kandidat për ribashkim familjar. Për ribashkimin me dy a më shumë fëmijë në moshë nën 14 vjeç, apo me dy a më shumë familjarë të mbajtësve të statusit të mbrojtjes së përkohshme do të mjaftojë një e ardhur jo më e vogël se dyfishi i çekut social. Meqë shuma vjetore e përcaktuar e çekut social për vitin 2009 është baras me 5.317,65 euro, me përllogaritje del se për ribashkimin me bashkëshorten dhe dy fëmijë nën 14 vjeç do të kërkohet të realizosh një të ardhur vjetore 13.294,75 euro. Megjithatë, janë disa sportele unike të emigracionit që kërkojnë respektimin e ligjit deri në qindarkën e fundit, e shumë të tjera që janë më fleksibël dhe bëjnë lëshim.