LSI:Program të veçantë për varfërinë

LSI-ja ka akuzuar qeverinë se po e çon vendin drejt varfërimit të skajshëm. Sipas kryetarit të komitetit kombëtar drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto "Qeveria e ka thelluar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve". Sipas tij, Berisha dhe qeveria që ai drejton nuk e di ende se një në çdo pesë shqiptarë jeton në nivelin e varfërisë ekstreme . "Nisur nga ky nivel i lartë i varfërise në vend, LSI-ja ka përgatitur si nje element themelor te programit te saj per qeverisjen e ardhëshme bonusin jetik dhe punësimin jetik për të gjithë ata që nuk mund të dalin nga gjendja e varfërisë absolute me ndihmën ekonomike që marrin sot nga qeveria e Sali Berishës",shtoi Haxhinasto.