Donin të vidhnin banesën, kapen nga policia

Durrës, 3 shkurt, 11:55, NOA - Seksioni për Krimet kundër Pronës në Policinë e Durrësit, ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në datën 8 janar në fshatin Rrashbull të Durrësit, ku persona të paidentifikuar tentuan të kryenin vjedhje në banesën e shtetasit Zenel Berberi.
Pasi u diktuan nga familjarët, u përleshën me ta dhe si pasojë, mbeti i plagosur rëndë shtetasi Berberi e më lehtë dy prej familjarëve të tij.
Autorët e kësaj ngjarje janë arrestuar nga forcat policore të Tiranës, pasi në ngarkim të tyre kishte dhe një sërë veprash të tjera penale të kryera në kohë të ndryshme në këtë qytet.
Ata janë Besmir Tocilla, Ermal Dida dhe Armand Dauti.
n.e/NOA