Berisha: “ Më vjen keq për nismën e PS-së, sjam as prokuror as gjykatës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj protestës së opozitës që prej 6 ditësh po vazhdon me një grevë urie të dhjetra aktivistëve si dhe 21 deputetëve. “Më vjen keq për nismën e PS, pasi vendimet janë marrë nga Gjykata”, tha Berisha për mediat pas homazheve që kreu dje në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Kreu i qeverië theksoi se pavarësisht kësja e respekton grevën e PS, porse ai vetë nuk është as prokuror as gjykatës që japë vendime për kërkesat e PS. “Fakti që protestohet para ndërtesës së kryeminsitrisë u bën nder të gjithë atyre që kanë si të para, vlerat e lirisë. Dua të garantoj qytetarët shqiptarë se do të mund të ushtrojë të drejtat kushtetuese. Shpreh ndjesinë time për vuajtjet e deputetëve dhe qytetarëve në grevë, vendim të cilin unë nuk do tua kisha këshilluar kurrë , por nuk kam alternativë tjetër përvec respektimit të tij sikundër më duhet të them edhe një herë se Berisha është kryeminsitër i vendit se Berisha nuk është as gjykatësi as prokurori i këtij vendi dhe nuk mund të marr vendime gjykatash apo prokurorësh”, tha Berisha. Ndërkohë i pyetur rreth reagimin e ndërkombëtarëve në Komitetin Parlamentar Europian, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë koment.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010