Novartis zbulon ilaçin për fëmijët autistë
Autori i Lajmit: Redaksia
Një ilaç eksperimental ka dhënë rezultate të kënaqshme klinike tek personat që vuajnë nga autizmi. Rezultatet surprizë u zbuluan gjatë një interviste këtë javë me “Novartis”, gjigantin zviceran farmaceutik të prodhimit të ilaçeve. Ilaçi i ri ka ardhur pas dekadave kërkime gjenetike për të kuptuar më mirë se si funksionon truri i personave që vuajnë nga sëmundja e autizmit. “Vetëm tre vjet më parë, unë do të thosha se vonesat mendore janë një çrregullim që kërkon rehabilitim dhe një çrregullim që kërkon mjekim”, - thotë dr. Thomas R. Insel, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit Mjekësor, të cilit iu treguan rezultatet e “Novartis”. “Çdo rezultat pozitiv nga testet klinike mjekësore janë shumë shpresëdhënëse”. Dr. Mark C. Fishman, presidenti i Institutit Novartis për kërkimet bio-mjekësore paralajmëroi kundër optimizmit, duke thënë se një ilaç i tillë është një hap përpara i shkencës së mjekësisë për sëmundjen e autizmit, por nuk bën çudira. Eksperimentet u kryen tek disa dhjetëra pacientë që vuajnë nga sëmundja e autizmit, ndërsa ilaçi është ende larg hedhjes në treg. Fishman tha, gjithashtu, se është ende herët për të dalë në konkluzione, sepse në testet e ardhshme ilaçi mund të mos japë rezultate e pritshme. “Ne jemi treguar të kujdesshëm për ta bërë publik një lajm të tillë, sepse kemi ende nevojë për eksperimente të tjera, për ti bërë ato më mirë dhe më të zgjeruara”, - tha dr. Fishman. “Por grupi ynë është optimist për të dhënat e deritanishme”. Nëse testet e ardhme laboratorike do të dalin me sukses, ky mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha në fushën kërkimore të sëmundjes së autizmit, madje mund të bëhet dhe ilaçi i parë që mund të përdoret nga pacientët me vonesa mendore.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010