Berisha: “Brenda vitit do të rrisim pagat dhe pensionet”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Premtimet e herëpashershme nga Ministria e Ekonomisë për rritjen e pagave dhe të pensioneve janë përforcuar edhe më tepër dje nga qeveria. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë kreu i saj theksoi se ky vit do të jetë viti me rrogat më të mëdha. "Qeveria është e vendosur që me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit, të procedojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve". Edhe pse Berisha pranoi se “ky është një vit ku tregjet financiare janë në një gjendje të vështirë, madje panik të vërtetë, qeveria do të rritë pagat, pasi kemi treguar se mundësojmë të ulim diferencën mes pagave maksimale dhe atyre mesatare”.
Në këtë aspekt, kryeministri Berisha deklaroi se “rritjen më të madhe të pagave do ta kenë rrogat dhe pensionet e ulëta, ndërsa rrogat e larta dhe të zyrtarëve të lartë do të rriten sa masa e inflacionit, ose 1 % më shumë”. "Kjo praktikë është faktuar jashtëzakonisht pozitive për vendin, pasi ne ia dolëm që në një kohë të shkurtër të ngushtojmë diferencën midis rrogës mesatare dhe asaj maksimale nga 12 herë, në 6 herë",- tha kryeministri Berisha.
Rritja e pagave
Berisha pohoi gjatë mbledhjes së djeshme se "qeveria ka ngrirë 20 për qind të buxhetit që u dërgua në Parlament për të gjitha institucionet, përveç atyre të pavarura". "Institucioneve të pavarura nuk u është ngrirë asnjë qindarkë, por në rast se na imponohet edhe mund të detyrohemi. Deri tani me vendimin tonë ato janë përjashtuar nga ngrirja e buxhetit",- tha Berisha.
Kryeministri theksoi se "një lehtësim shumë të madh për rritjen e rrogave dhe pensioneve ka krijuar miratimi i ligjit Për transportin e zyrtarëve të lartë". "Heqja e veturave dhe shoferëve personalë bëri të mundur që të kursehet pothuaj i tërë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo ishte një reformë përcaktuese në mundësinë e kësaj qeverie për të vendosur rritje të re të madhe të rrogave dhe pensioneve në vitin 2010",- tha kryeministri Berisha. Duke iu referuar pagave të gjyqtarëve, Berisha kërkoi dje, "që të përcaktohet mënyra e lëvrimit të një bonusi financiar për gjykatësit e të gjitha gjykatave, nga Fakti, te Apeli".
Premtimi
“Një lehtësim dhe mundësi shumë të madhe na dha gjithashtu, heqja e veturave për zyrtarët. Ajo që kaloi pa u shënuar nga mediat si një reformë epokale, në fakt ishte një vendim që ngroh xhepin e 820 mijë familjeve shqiptare. Në qoftë se nuk do ti jepnim përgjigje ligjore një abuzimi të papranueshëm, kur me karburantin që harxhohej, një shofer i kushtonte i vendit sa një ministër, mbi 19.500 dollarë në vit, pra, kjo rrudhje e madhe që bëmë nga rreth 3000 shoferë në 31, bëri të mundur të kursehen pothuaj i tërë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sikundër ndaj të gjithë këtyre zyrtarëve u vendos një bonus në kompensim dhe vlerësim të kontributit të tyre. Kjo reformë ishte përcaktuese në mundësinë e kësaj qeverie për të vendosur rritje të re, të madhe të rrogave dhe pensioneve edhe në vitin 2010. Ndaj të fillohet pa humbur kohë nga puna, të përcaktohen rritjet, siç janë parashikuar. Rritje më të mëdha do të pësojnë rrogat e ulëta dhe pensionet e ulëta. Rritja më e vogël do të jetë për rrogat e larta. Pagat e zyrtarëve më të lartë do të rriten as sa është inflacioni ose 1 për qind më shumë, pasi ky është rregulli”, - premtoi Berisha.
Qeveria do të ulë TVSH-në, për barnat
Taksa e Vlerës së Shtuar (TVSH) për barnat do të ulet me 10%, kurse pagat dhe pensionet do të kenë rritje të mëdha këtë vit. Kështu deklaroi dje kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë. “TVSH në sektorin e shëndetësisë do të ulet ne 10%, nga 20 % që është aktualisht”. I përqendruar tek barnat, Berisha tha se ilaçet në vendin tonë janë me çmimet më të larta në rajon.
Ndaj këtij problemi, kryeministri e ka drejtuar gishtin drejt importuesve të ilaçeve, që sipas tij, abuzojnë me çmimet, duke i deklaruar të blera me një çmim 4 herë më të lartë se sa çmimi real. "Me vendosjen e TVSH-së 10 për qind për sektorin shëndetësor, Shqipëria i jep goditjen përfundimtare spekulimit në këtë sektor”,- tha Berisha.
“Me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë vendosëm që TVSH-ja në sistemin e shëndetësisë për çdo gjë dhe për gjithçka të jetë 10%. Me këtë vendim, të cilin komuniteti i mjekëve, por edhe i sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar dhe mirëpritur shumë, synohet zgjerimi i shërbimeve”,- theksoi ndër të tjera Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
“Ne synojmë, në kuadrin e reformës në shëndetësi, të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë. Duke përgjysmuar TVSH-në, do të bëjmë që të investohen qindra milionë euro më shumë, do të mund ti jepet fund, njëherë e mirë, një spekulimi të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve.
Ecja me shpejtësi drejt shërbimeve të dixhitalizuara është mënyra më e sigurt për një përmirësim shumë të madh të shërbimeve ndaj qytetarëve. Objektivi ynë është shumë ambicioz, në tre vjet, të kapim mesataren e Evropës, të përdorimit të internetit, çka është plotësisht e mundur”, -theksoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010