E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma-Inter Kupa e Italisë, Ranieri: “Dua ta mposht Interin”

Autori i Lajmit: Redaksia

Romë - Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, nuk kërkon të humbasë aspak kohë me ndeshjen e “lëshuar” Lazio-Inter (0-2, në Serie A), por është i fokusuar totalisht në finalen e Kupës së Italisë sot kundër Inter. “Për Lazio-Inter nuk them asgjë. Është finalja (e Kupës) dhe duhet të flasim për këtë. Përfaqësojnë fundin e një rrugë të kaluar përmes mijëra vështirësish. Por skuadra ka ditur të reagojë, duke u bërë njësh me publikun. Roma dhe Inter, protagonistet e kampionatit, luajnë finalen. Nuk ka favoritë. Inter është i fortë, por ama edhe Roma ka dëshmuar forcën e saj. Mundësitë janë 50 me 50 për qind. Do të fitojë më i miri”.

Morati një jetë që shpenzon

“Çfarë përfaqëson? E vështirë për ta thënë, janë ciklet e skuadrave. Roma pas fitores së titullit rishikoi planet e saj, u tregua e matur në kërkimin e lojtarëve të duhur me çmimet e duhura. Morati, përkundrazi ka një jetë që shpenzon dhe është e drejtë të mbledhë një pjesë së kënaqësisë që e meriton. Komplimente Romës për politikën që ishte e detyruar të bënte. Të tjerët u ridimensionuan pas “Calciopoli”-it. Roma ja doli të qëndronte e përqendruar dhe kompaktësuar dhe për këtë së bashku me Inter janë skuadrat që janë takuar më shumë”. “I kam të gjithë lojtarët në kondicion të mirë fizik, do të zgjedh me qetësi. E bukura e kësaj skuadre është fakti që të gjithë 100 për qind, edhe pse luajnë pak. Të gjithë do të më japin maksimumin. Pizarro dhe Vuçiniç janë në dispozicion. A ka presione mbi skuadrën, e karikuar nga nervozizmi? Jo, do të kumbisnim sigurisht. Nuk duhet të bëjmë “remontada” (përmbysjen) si Barcelona. Ata (Interi) janë të armatosur, ne duhet të luajmë futbollin tonë”.
Murinjo

Trajneri i Inter, Hoze Mourinho ka deklaruar se atij nuk i pëlqen futbolli italian. “Jam dakord me të, për motivet e tij”. Finalja e Kupës së Italisë, Roma-Inter do të luhet në “Olimpico”, praktikisht në stadiumin ku luajnë ndeshjet Roma dhe Lazio. Ranieri: “Po, luajmë në shtëpi. Besoj se është e drejtë të ketë një seli për finalen e Kupës së Italisë ashtu siç edhe ndodh në Angli. Në Romë është selia e Presidentit të Republikës. Është e drejtë të luhet këtu. Pastaj është një rastësi që Roma të jetë në finale”.

Interi në Serie B?

Revista gjermane “Der Spiegel” ka lançuar një fushatë kundër Interit para finales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, duke pohuar se zikaltërit mund të bien në Serie B për shkak të përfshirjes në “Calciopoli”. “Telefonata të shumta, manipulime të arbitrave dhe dyshime mbi Serien A, dhe jo, nuk po flasim për Juventusin. Katër vite pas skandalit në futbollin italian, kur Juventusi ishte dërguar në Serie B dhe iu morën dy Scudetto, Interi rrezikon sot të njëjtin dënim. Nuk ka ditë kur detaje të reja të pista nuk dalin në shesh, të nxitura nga Luciano Moggi që ka vendosur ti ndërrojë letrat në Napoli”, - thotë një pjesë e tekstit disa faqesh në “Der Spiegel” kushtuar dënimit të mundshëm të Interit. Ekspertët e futbollit italian thonë se Der Spiegel është duke i bërë këto përpjekje për të destabilizuar Interin para finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 22 maj në Bernabeu. Aktualisht, situata rreth “Calcipolit” qëndron kështu: FIGC (Federata Italiane e Futbollit) do të nisë një hetim special për dëshmitë e publikuara në gjykatën e Napolit dhe pas këtij lajmi po mendohet se Interit mund ti merret Scuedtto-ja e vitit 2006, por kjo mundësi ende mbetet e pakonfirmuar.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›