E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organet e transplantit, zbulohet formula e jetëgjatësisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Njëqind mijë pacientët amerikanë që presin çdo ditë të kryejnë transplantin e organeve të tyre, janë gjithnjë në garë me kohën. Shumica e organeve mund të ruhen jashtë trupit jo më shumë se 24 orë. Në vitin 2008, 6,684 pacientë humbën jetën, sepse nuk përfituan dot një veshkë, sipas Shoqatës Kombëtare të Veshkës. Por një shkencëtar i Harvardit shpreson që ti ndryshojë këto statistika të tmerrshme. Hemant Thatte, profesor i asociuar për operacionet kardiovaskulare, ka krijuar një solucion të lëngshëm që i ruan organet deri në 10 ditë jashtë trupit të njeriut. Laboratori i Thattes ka nxjerrë një recetë me 21 përbërës kimikë që besohet se ngadalësojnë procesin e vdekjes së qelizave. “Qëllimi ynë është të ruajmë metabolizmin e organit, pa ulur temperaturën e sistemit të ruajtjes”, - shpjegon Thattle. Në tetor 2009, Thatte dhe kolegët e tij publikuan një letër në gazetën mjekësore “Circulation” ku e krahasonin “Somah”-un (kështu quhet “ilaçi” i zbuluar) me solucionin që përdorej deri tani për këtë qëllim, “Celsior”-in, e prodhuar nga kompania
“Genzyme”. Kërkuesit morën zemra nga derra të ndryshëm dhe i ruajtën ato në një nga solucionet. Më pas ata u bënë biopsinë dhe panë që rezultatet e jetës së qelizave që duhet të qëndrojnë gjallë për të siguruar jetëgjatësinë e zemrës, ishin ende në gjendje shumë të mirë. Nga krahasimi që u bë me zemrat e ruajtura në Somah, rezultati i vdekjes së qelizave ishte shumë herë më i ulët në krahasim me zemrat e ruajtura në celsior. Rezultatet e eksperimentit të tyre dolën në konkluzionin se Somah arrin ta mbajë të gjallë zemrën, për të paktën 10 ditë. Deri tani të njëjtin efekt Celsiori e bënte vetëm për 12 orë. Tre studentë ekonomie në shkollën e Harvardit vendosën ta mbronin tezën me këtë temë. Zbuluesit mendojnë se për ta hedhur solucionin Somah në treg do të duheshin 5 milionë dollarë. Ekipi i Hiberneticas po kërkon investitorë që ta zgjerojnë tregun e organeve të transplantura nga 30 milionë dollarë në vit që është aktualisht në 200 milionë $. Tashmë shumë vende të largëta do të kenë mundësinë që të përfitojnë organet në kohë për tu përdorur edhe pse mund të ndodhen larg. Një nga shkencëtarët e grupit të zbulimit, Haytham Elhavary, thotë se kostoja e solucionit të ri pritet të jetë 5 herë më e madhe se ato që janë përdorur deri tani, por çmimi pritet të justifikohet nga zgjerimi i tregut në 200 milionë dollarë.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›