Grevistët peticion ndërkombëtarëve Xhafaj: “Grevë urie pa afat”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Fatmir Xhafaj njoftoi vendimin e mbi 200 grevistëve, mes tyre 22 deputetë të opozitës për një grevë urie pa afat deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve. Duke akuzuar qeverinë për mos reagim ndaj kërkesave të tyre, Xhafaj informon për përshkallzimin e grevës së urisë si dhe të protestave të cilat do të zhvillohen në çdo qytet e fshat. “Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe demokratike, hetim parlamentar i plotë dhe i detajuar i zgjedhjeve të 28 qershorit që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore që gjenden brenda kutive. Kërkesa jonë nuk ka për synim marrjen e pushtetit në tavolinë por synimin e pastër që zgjedhjet e ardhshme të jenë të garantuara dhe manipulimet si ato të zgjedhjeve të fundit të mos përsëriten më. Për plotë 9 muaj jemi përpjekur të ushtrojmë të drejtën tonë për transparencë por ka ndeshur në murin e arrogancës dhe kokëfortësisë të një qeveria veprimet e të cilës nuk njohin më kornizat e vendosura nga Kushtetuta. Kjo qeveri nuk pati kurajon për të reaguar për kauzën tonë. Kryeministri Berisha flet për një vendim gjykate që pengon transparencën por përgjatë gjithë muajve të fundit ai nuk ka arritur kurrë ta bëjë publik këtë vendim për arsyen e thjeshtë se ky vendim nuk ekziston. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se kjo gënjeshtër e Sali Berishës, e ndërtuar në formën e një alibie për të penguar transparencën e zgjedhjeve fatkeqësisht është besuar dhe nga një pjesë e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. Përballë këtij mohimi të jashtëligjshëm dhe antikushtetues të së drejtës sonë për transparencë, të vetëdijshëm për rëndësinë e kauzës sonë për fatin e demokracisë dhe zgjedhjeve të ardhshme në vend ne kemi vendosur ta përshkallëzojmë protestën tonë duke hyrë në një grevë urie pa afat që do të shoqërohet nga protesta në mbrojtje të kësaj kauze në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë” theksohet në letër.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010