Pogradec, Bashkia e privatet investime në prag të sezonit
Në prag të sezonit turistik, qyteti i Pogradecit ka marrë një tjetër pamje. Falë investimeve të Bashkisë dhe sektorit privat, qyteti buzë Ohrit është gati të presë pushuesit e sezonit, të cilët do të përballen me ndryshime të dukshme.
POGRADEC- Qyteti i Pogradecit është duke u pregatitur për sezonin e ri turistik. Këtë vit pushuesit që preferojnë qytetin e vogël turistik, buzë Ohrit do të përballen me ndryshime të shumta dhe mjaft të dukshme. Uji i liqenit është më i pastër dhe për faktin se prej gjashtë muajsh, kolektori i ujrave të zeza nuk derdhet më në të, ndërsa është duke u përfunduar projekti i madh i kanalizimit të ujrave të zeza.
Investimet infrastrukturore në qendrën më të vizituar të Pogradecit kanë qenë të konsiderueshme.
Bashkia e qytetit, që prej muajit janar të këtij viti është duke punuar për pastrimin e rërës, ndërsa nga ana tjetër edhe bizneset në këtë qytet kanë bërë investimet e tyre për të pritur pushuesit e sezonit.
Sipas numrit dy të Bashkisë, Erjon Vesho gjithçka është gati ndërsa pregatitjet janë në ditët e tyre të fundit.
“Investimet e shumta janë kryer në pjesën e bregut të liqenit, shëtitorja e madhe përpara Bashkisë dhe është rikonstruktuar plotësisht parku i qytetit. Cilësia e rërës së plazhit është përmirësuar dhe cka është më e rëndësishme këtë vit liqeni do të jetë shumë herë më i pastër” tha Vesho.
Qyteti ka marrë një pamje të re , po ti shtosh këtu edhe lulet të cilat i kanë dhënë qytetit një tjetër dimension. Një vit më parë kanë qëndruar në qytetin buzë liqenit të Ohrit mbi 120 mijë pushues, ndërsa këtë vit synohet nga ana e bashiksë që numri i tyre të kalojë të paktën 150 mijë. (e.n/News24/BalkanWeb)