Presidenti Topi mesazh ngushëllimi familjes Velija
Presidenti Topi ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së drejtuesit të TVAlsat i cili u nda sot nga jeta. “Në këto momente të rënda, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit tuaj!” thuhet në mesazhin e Presidentit.
TIRANE- Presidenti Bamir Topi dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes Veliaj në të cilin shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të drejtuesit të Televizionit ALSAT, Vehbi Veliaj.
"Me dhimbje e trishtim mësova për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Vehbi Velija! Sëmundja e rëndë e mori para kohe babain e tre fëmijëve, që me energjitë e tij dha një kontribut shumëvjeçar në biznes, media e në promovimin e vlerave tona kombëtare brenda e jashtë vendit. Në këto momente të rënda, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit tuaj!” thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
(e.n/BalkanWeb)