E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat” Kukës, probleme të shumta në proces

Me mijëra banorë në Kukës rrezikojnë të mos votojnë për shkak të probleme të shumta në pajisjen me karta identiteti. Në komunën Topojan procesi nuk ka nisur ende, ndërsa në komuna të tjera vihen re probleme dhe procedura të zgjatura. 

KUKES- Me mijra shtetas në Kukës rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në komunën Topojan nuk ka filluar ende procesi i aplikimit kurse në komuna të tjera, banorët sorollaten pafund në kërkim të kartës së identitetit. Banorët thonë se ende nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak se mungojnë aparaturat e nevojshme. Ambjentet për aplikim janë gati por mungojnë aparaturat dhe ende nuk dihet se sa mund të zgjasë kjo situatë, kur dita e zgjedhjeve është shumë e afërt.
Komuna Topojan numëron 1563 votues nga të cilët 1100 nuk kanë pasaportë. Edhe nëse aplikimi fillon, sic shpresohet, javën e ardhshme procesi mund të zgjasë për shkak të procedurave të ngarkuara që ndiqen vecanërisht për shtetasit pa pasaportë.
Por edhe në komunat e tjera janë të shumtë shtetasit që për shkaqe të ndryshme ose nuk arrijnë të aplikojnë dot, ose kanë aplikuar por ende nuk kanë marrë në dorë kartën. Disa banorë thonë se kanë aplikuar që në datën 5 mars por ende nuk e kanë marrë kartën e identitetit.
Komuna Topojan mbetet një ndër rastet më problematike që vë në pikëpyetje procesin zgjedhor. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›