Engel: I shqetësuar për procesin e kartave në Shqipëri
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kongresmeni amerikan Eliot Engel shprehet i shqetesuar per faktin se shumë qytetarë ende nuk janë pajisur me karta.
WASHINGTON- Problemet që shoqërojnë procesin e pajisjes me karta identiteti të qytetarëve konstatohen edhe nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë pohoi se procesi i pajisjes me karta mbetet ende një problem shqetësues.
“ Mendoj se Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta, shqetësimi i vetëm për zgjedhjet është cështja e kartave të identitetit. Me sa duket ka shumë njerëz që ende nuk e kanë marrë kartën. Pata nderin të flisja në parlamentin e Shqipërisë dhe thashë se cdo person që dëshiron të votojë , duhet të lejohet të votojë. Partitë e ndryshme duhet të inkurajojnë njerëzit e tyre të aplikojnë për karta” u shpreh Engel.
I pyetur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, kongresmeni ka nënvizuar se Wshingtoni duhet të shtojë ndikimin e tij në arritjen e objektivave të vendeve të rajonit. Më tej kongresmeni ka nënvizuar se politika e presidentit të ri Barak Obama nuk do të jetë ndryshe nga ajo e paraardhësve të tij. (e.n/News24/BalkanWeb)