Berisha- Wisner: Mirënjohje për kontributin në Kosovë
Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohje ambasadorit Wisner për kontributin e tij gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës. Gjatë një takimi zyrtar të zhvilluar me ish të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, kreu i qeverisë Berisha ka shprehur mirënjohje të thella për kontributin tij, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.
Shqiptarët do tu mbeten përjetë mirënjohës ju, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentëve amerikanë për kontributin dhe përkushtimin ndaj çështjes së tyre të drejtë, që bëri të mundur shpalljen e pavarësisë se Kosovës më 17 shkurt u shpreh kryeministri Berisha. Nga ana e tij Ambasadori Wizner uroi kreun e qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, çka do të ndikojë sipas tij akoma më shumë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Si amerikan ndihem jashtëzakonisht krenar që Shqipëria është sot anëtare e plotë e NATO-s , vijoi Wisner. Në takim, u vlerësua gjithashtu, ndërtimi dhe përfundimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë si një infrastrukture jetike që do ti japë një dimension të ri, të paparë ndonjëherë bashkëpunimit me Kosovën, si edhe me pjesë të tjera të rajonit, po ashtu do të jap një ndihmë thelbësore në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si edhe në forcimin e stabilitetit në rajon.