Berisha: 100 vjetori i Pavarësisë, kryengjarje, ta festojmë fuqishëm
TIRANE-Ndërsa opozita përgatitet për protesta me synimin e largimit të qeverisë Berisha, Kryeministri Sali Berisha projekton festimin e pavarësisë së 100 të vendit që pritet pas dy vitesh. Gjatë mbledhjes së qeverisë mesditën e së mërkurës, Berisha deklaroi se do të krijohet një komision i veçantë me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012.
“Qeveria do të ngrejë komisionin për kremtimin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Komisioni, që do të jetë shumëpërfshirës, duhet të fillojë nga puna sa më shpejt”, urdhëroi Berisha.
Kryeministri Berisha u shpreh se "Shqipëria shkon në këtë 100 vjetor, siç e parashikuan dhe projektuan ata që e shpallën atë shtet të pavarur 98 vjet më parë".
Kryeministri theksoi se në 100-vjetorin e pavarësisë do të jenë liberalizuar vizat dhe se kjo datë do të jetë kryengjarje për vendin tonë. Më tej, Berisha u shpreh se në këtë përvjetor do të shkohet duke qenë Shqipëria anëtar i NATO-s dhe se festimet duhet të jenë të nivelit të një vendi anëtar të strukturave euro-atlantike.
"Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, kandidate e BE-së dhe qytetarët shqiptarë do të lëvizin të lirë pa viza. Shqipëria është sot një vend me progres të madh në infrastrukturën tokësore dhe dixhitale", tha Kryeministri Berisha.
"Komisioni do të kryesohet nga Kryeministri dhe do të bëjë çdo përpjekje që Shqipëria të takohet me 100 vjetorin e vet në mënyrën më dinjitoze të mundshme.
Shpresoj që gjatë 2-3 javëve të ardhshme ne do të mund të vendosim këtu për këtë komision, që ka një punë jashtëzakonisht të madhe për të bërë", tha Kryeministri Berisha.
Ai kërkoi që të gjitha objektivat që do të përcaktojë ky komision të përfshihen në buxhetet e viteve që vijnë dhe buxheti ekzistues të vendoset edhe në funksion të këtij jubileu.
(d.b/BalkanWeb)