E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Berisha: Policët, jo roje në objekte, por në kufi

TIRANE-Mbi 100 efektivë policie që ruajnë objekte të rëndësive të ndryshme do të tërhiqen nga kjo detyrë me urdhër të qeverisë dhe do të vendosen me detyrë, ruajtjen e kufirit.
Kryeministri Sali Berisha e bëri të ditur këtë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ku u shpreh se kjo mase behet ne kuader te procesit per liberalizimin e vizave. “Mbi 100 policë do hiqen nga detyra e ruajtjes së kufijve dhe do cohen në kufi në kuadër të sigurimit të kufijve për liberalizimin e vizave”.

Ndër të tjera Sali berisha në mbledhje diskutoi dhe për arsimin, ku kërkoi ndryshime në arsimin e lartë. Kreu I qeverisë kërkoi zgjerim të dhënies së masterave për profile të ndyrshme, me qëllim që shqiptarët ti përshtaten tregut sa më mirë.
Duke iu drejtuar Ministrit i Arsimit dhe Shkencës, Tafaj, Berisha i kërkoi më shumë punë në përkthimin e teksteve shkollore, pasi sipas Berishës, cështja e përkthimit në tekste po bëhet shumë problematike.

Një temë tjetër ku u ndal Berisha ishte dhe kremtimi I Pavarësisë së vendit në vitin 2012. “Qqeveria do të ngrejë komisionin për kremtimin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Komisioni, që do të jetë shumëpërfshirës, duhet të fillojë nga puna sa më shpejt”, urdhëroi Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›