E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 3 minuta, Lala 1 minutë në Bundesligë

Altin Lala luajti vetëm një minutë në fitoren 1-0 të Hanover 96 me Mainc në javën e 14-të të Bundesligës gjermane. Tri pikë të rendësishme për Hanover. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hashemain (75'). Lala zëvëndësoi në minutën e 89 mesfushorin tjetër Husti.
Arminia Bielefed e Fatmir Vatës pësoi një humbje të thellë 3-0 me Verder Bremen. Vata, prej kohësh i dëmtuar nuk luajti në këtë takim. Kloze shënoi dy gola për Bremen, të parin dhe të dytin, ndërsa dha asistin e golit të tretë të shënuar nga Hunt.
Hamburgu i Besart Berishës humbi në shtëpi me kampionin në fuqi, Bajernin e Mynihut (2-1). Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u fut në minutën e 87 kur zëvendësoi Viki. Hamburgu kaloi i pari në avantazh me anë të Rafael Van Der Vart (18'), barazoi Roj Makaj (56'), ndërsa Pizaro (78') firmosi fitoren e Bajernit. Dy asistët e golave të Bajernit u dhanë nga Sebastian Dasler.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›