Muça pas humbjes: “Na ndëshkuan gabimet në mbrojtje”

Trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muca mbeti i befasuar nga humbja e Tiranës me Kastriotin në Krujë (2-1), duke deklaruar se ekipi i tij u ndëshkua nga gabimet: "Ekipi ishte i lodhur, na ndëshkuan gabimet në mbrojtje.
Kastrioti e rriti presionin në pjesën e dytë dhe mungesa e zgjedhjeve në stol na kushtëzoi. Lojtarët duhet të japin maksimumin, duhet të tregojnë karakter, ndonëse na ndëshkoi edhe fusha, gjendja e të cilës lë për të dëshiruar. Nuk mund të flasim për cilësi loje në një terren që nuk të lë të luash, prandaj them që vendosi grinta dhe karakteri".
Tirana pësoi humbjen e dytë në kampionat, pas asaj me Flamurtarin në Vlorë (3-2). Interesant është fakti se të dyja humbjet e kruesueses janë pësuar nga dy skuadra të porsangjitura në Kategorinë Superiore.