E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiaj: “Një fitore, për ta pirë me fund”

Kështu e cilësoi trajneri i Kastriotit, Petrit Haxhiaj fitoren e ekipit të tij me Tiranën: "Ishte një fitore historike për skuadrën tonë, ndaj një kundërshtari, për vlerat e të cilit nuk kërkohet koment. Pra fituam një ndeshje tepër të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë, për të mos thënë më të vështirit. Ishte një fitore e shkëlqyer, ku spikati vullneti, shpirti i lartë i garës, saktësia dhe kolektiviteti i ekipit tim. Pra ishte një fitore e merituar e djemve tanë, ndërkohë që falenderoj në mënyrë të vecantë publikun tonë të zjarrtë që na mbështeti si asnjëherë tjetër, duke mbushur plot e përplot shkallët e stadiumit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›