E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 8 maji, dita e njerezve te lire Rozeta Rapushi

Qeveria premton se 25% te rentes se punimeve pasurore, do t'ua kaloje komuniteteve. Kryeministri Sali Berisha siguroi dje nga qyteti i Fierit, ku prezantoi dhe kerkoi voten ne 8 maj, per kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Ilir Bele, se shume shpejt ligji do te zbatohet dhe 25% e rentes do t'u shkoje qytetareve. "Ne kerkojme votat tuaja, per t'i dhene pergjigjen e merituar problemeve tuaja, punesimit, infrastruktures. Keto politika, shoket opozitare nuk i njohin. Ata dine te fryjne vetem aparatin e bashkise ne Tirane", vuri ne dukje Berisha. Sipas tij, mazhoranca premton se ne kater vitet e ardhshme ne kete qytet, do te asfaltoje cdo rruge e rrugice. "Fieri nuk eshte ai qe ne duam, sepse ai eshte serish qytet me rrugica me balte, qyteti i lumit qe nuk meriton, qytet me papunesi. Ne nje kohe qe Fieri ka potencial te jashtezakonshem", theksoi Berisha. Per keto arsye, kryeministri kerkoi dje voten e fierakeve per Ilir Belen, alternativen qe sipas tij do te jete per qytetarin, per realizimin e projekteve dhe ideve te tyre. Perballe kesaj alternative, Berisha tha se jane shoket e rruges se vetme. "Nje rruge eshte e sigurt qe ata kane, qe te rrenojne vendet tuaja te punes. Ndersa ne duam votat tuaja, per te ndertuar Fierin modern, Fierin turistik. U bej thirrje vellazerore, fermereve, te mbjellim sa me shume. Te bejme gjithcka per te shnderruar Fierin me ullishte gjigante",-tha Berisha, serish duke premtuar se do te mbeshtese teresisht fermeret, ne prodhimin e tyre. Kryeministri tha se me pune e perkushtim, Evropen e ndertojne vete shqiptaret. "Ne nuk na mungon asgje, i kemi te gjitha, besimin, punen dhe forcen te ndertojme Evropen ne Shqiperi. Ndaj 8 maji eshte dita juaj, dita e njerezve te lire", -tha kryeministri, duke bere apel qe te gjithe te votojne ne 8 maj si qytetare te lire dhe evropiane. Berisha premtoi se me votimin e Ilir Beles si kryetar bashkie ne Fier, por edhe kandidateve te koalicionit "Aleanca per Qytetarin" kudo ne Shqiperi, fitorja do te kthehet ne nje sukses per shqiptaret. "Kjo fushate ka qene dhe mbetet nje nga universitetet me te medha te jetes sime, une vij si student tek ju per te mesuar idete tuaja, projektet tuaja. Ne jemi njerez te suksesit te madh. Ne jemi ata qe dyfishuam cdo pension dhe page te vogel, qe anetaresuam Shqiperine ne NATO. Kerkoj voten tuaj, qe se bashku, te cojme perpara kete vend",-tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›