E Diel, 1 Nëntor 2026

Petraq Papa: Historia e pllakatit, nga kongreset e partise tek "posteri koncept" Izaura Ndoj

Ekspozita "Nga pllakati te posteri" e hapur keto dite ne galerine FAP (Fakulteti i Arteve Pamore) ne menyre modeste, por shume domethenese, ofron ndryshimin radikal qe ka ndodhur ne historine e trajtimit te pllakatit. Ne nje interviste per "Koha Jone" kuratori i ekspozites Petraq Papa, rrefen se ekspozita synon te paraqese ecurine e posterit nder vite nga studentet e "Institutit te Larte te Arteve", sot Universiteti i Arteve, si dhe prirjet e zhvillimeve te sotme te "posterit koncept", perfaqesuar nga nje numer i konsiderueshem posterash te mundesuar nga organizata "Plakart" e Maqedonise. Ekspozita eshte fryt i nje ideje te hershme i kuratoreve te saj Petraq Papa dhe Ngadhnjim Mehmeti. "Nje pjese e "pllakateve" te studenteve te "ILAS-e perfshijne periudhen e viteve '64, '70 deri para viteve '90, periudhe kjo kur posteri emertohej ndryshe edhe si pllakat (term ky i huazuar nga vendet e lindjes). Nderkohe, posteri i diteve te sotme i bere prezent ne kete ekspozite perfshin nje periudhe kohore prej vitit 2007 e ne vazhdim me nje larmi tematikash e mjete shprehese mbi problematikat e zhvillimet e sotme sociale", - theksoi kuratori. Me tej, ai tha se "Bazuar mbi keto prurje te posterave u gjykua qe kjo ekspozite te titullohej: "Nga pllakati te posteri", si nje loje fjalesh ne pamje te pare, por qe ne te vertete ka edhe nje domethenie nisur nga konteksti kohor dhe problematikat e trajtuara".

Prej dy ditesh eshte celur ekspozita "Nga pllakati te posteri" ne ambientet e "FAP" ne Universitetin e Arteve. Si lindi ideja e celjes se saj?

Ishte nje iniciative e perbashket e nje shoqate e dizajnereve nga Shkupi i Maqedonise. Prej disa kohesh ishte menduar per realizimin e kesaj ekspozite. Ideja ime konsistoi qe te mos ishte thjeshte nje ekspozite e posterit te diteve te sotshme, por te ishin edhe posterat e studenteve te Akademise se Arteve ose, sic quhej ne ate kohe, Institutit te Larte te Arteve para viteve '90, te kishte nje pasqyrim edhe te kesaj ecurie. Perpos faktit une nuk kam dashur qe ne kete ekspozite te nenvizoj anen politike apo propagandistike qe ka pasur posteri i asaj kohe, doja vetem ta shikoj ne pikepamjen teknike. Shumica e ketyre posterave jane te bere te gjitha me dore, flas ketu per periudhen e para viteve '90, ndersa pjesa tjeter i perket teknologjise moderne ose thene ndryshe "posteri koncept". Prandaj eshte luajtur me nje lloj fjalesh "Nga pllakati te posteri".

Cfare synon kjo ekspozite?

Ekspozita synon te paraqese ecurine e posterit nder vite nga studentet e "Institutit te Larte te Arteve", sot Universiteti i Arteve, si dhe prirjet e zhvillimeve te sotme te "posterit koncept", perfaqesuar nga nje numer i konsiderueshem posterash te mundesuar nga organizata "Plakart" e Maqedonise. Synimi i "Plakart" eshte qe ky konkurs te jete nje eveniment i vazhdueshem ne rang nderkombetar me tendencen qe nje dite te kaloje ne nivelin e nje festivali per dizajnin. Qellimi kryesor eshte qe te promovohet vetedija sociale nepermjet dizajnit dhe kembimit te ideve per te ofruar zgjidhje me impakt vizual per ceshtje te ndryshme qe na prekin te gjitheve ne nivel global. Me kete besojme qe studentet do te motivohen qe nepermjet posterit te komunikojne ne nje menyre me direkt edhe me opinionin e gjere publik.

Cfare simbolizon termi "Plakart"?

"Plakart" eshte organizate e dizajnerave grafiste nga Maqedonia. Ajo eshte aktive edhe me partneret nderkombetare ne Republiken Ceke, Poloni dhe ne Turqi. Qe nga viti 2007 "Plakart" nisi te organizoje konkursin nderkombetar te posterit per studente. Ne konkurset e realizuara brenda kater viteve jane trajtuar kryesisht tema sociale si toleranca, varferia, ekologjia, AIDS etj. Kane konkurruar rreth 3000 studente nga vende te ndryshme te botes, nga Kina deri ne Meksike. Ekspozitat e ketij konkursi cdo vit nga Shkupi barten ne Varshave, Prage, Paris, Stamboll dhe kete radhe edhe ne Tirane, me deshiren qe te behet nje ekspozite e pervitshme edhe me studentet e deges se grafikes ne Universitetin e Arteve. Ne kete organizim kemi pasur edhe perkrahjen e Ministrise se Kultures, Bashkise se Shkupit, Muzeut te posterit ne Varshave dhe Shoqates se dizajnerave grafiste te Republikes Ceke.

Ishte e veshtire mbledhja e ketyre posterave qe datojne qe nga vitet '60?

Jo, ne fakt, mbledhja e tyre nuk ka qene shume e veshtire, pasi ato kane qene pjese e fondit te Akademise, te cilat jane ruajtur me fanatizem. Nje pjese e mire e ketyre posterave jane realizuar ne raste pervjetoresh, kongresesh apo ditesh te shenuara, si 30-vjetori i Bashkimeve Profesionale te Shqiperise (11 shkurt 1945-1975), Kongresi IX i BGSH-se, Kongresi IX i PPSH-se, 5 Maji etj. "Te shkojme ne Kongresin IX te PPSH-se me detyra te realizuara", "Mbrojme fitoret, mbrojme socializmin", "Gjendja sot i ngjan nje vullkani ne erupsion, nje zjarr qe pervelon, zjarr qe do te djege pikerisht klasat shfrytezuese e shtypese" etj., nderkohe qe nuk mungon askund PPSH-ja, apo "Parti-Enver" e shume te tjera. Sigurisht qe nje pjese tyre jane perzgjedhur dhe jane ekspozuar, pjesa tjeter, sic e theksova, vijne nga aktivitete e pervitshme ne Maqedoni qe organizohen nga studente te ndryshem me koncepte te ndryshme ku vetem vitin e fundit kane marre pjese 3 mije studente nga e gjitha bota.

Cili eshte qellimi final i kesaj ekspozite?

Qellimi final i ekspozites "Nga pllakati te posteri" eshte qe ne cdo vit te organizojme kete event ne menyre qe te marrin pjese kryesisht studente te Akademise se Arteve dhe vecanerisht studente te Grafikes. Kjo ekspozite ngre tiparin e ketij eventi qe do te finalizohet cdo vit me koncepte te ndryshme ne nje ekspozite finale. Padyshim qe ky event eshte iniciuar edhe me mbeshtetjen e rektorit dhe te gjithe strukturave te Universitetit te Arteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›