E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mengjesin e se martes takimi Berisha-Dule per Presidentin

Kryeministri Berisha pritet të zhvilojë nesër takimin me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejta e Njderiut. Ky do të jetë takimi i fundit në serinë ë takimeve të iniciuara nga Partia Demokratike ne turin e parë, kur forcat politike ende nuk kanë folur me emra kandidatësh. Mësohet se takimi me kreun e partisë opozitare, PBDNJ nuk u zhvillua këtë të hënë për shkak se Dule ndodhet në Greqi.
Më herët të mandatuarit e demokratëve në këto negociata, Berisha, Patozi dhe Spaho u takuan me krerët e forcave politike aleatë në bashkëqeverisje. Të dielën u zhvillua takimi mes demokratëve dhe socialistëve në nivel kryetarësh të Grupeve Parlamentare, takim që nuk rezultoi i frytshëm për shkak të kushteve që lëshoi në tavolinë forca krysore e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›