E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Meta Te mos synojme krizen kur flasim per konsensusin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta apelon për mbarëvajtjen e reformave dhe jo bllokim të tyre duke shfrytëzuar zgjedhjen e presidentit. Gjatë një deklarate për mediat kreu i LSI tha se këto nuk janë investime positive për procesin që duhet ndërtuar.
“Apelojmë që të mos synojmë krizën kur flasim për konsensus, e gabuar. Të mos shndërrojmë negociatorët në korrierë. Duhet vullnet i vendosur për zgjidhjet e shëndetshme, kritere serioze dhe më pas për emra sa më të pranueshëm, në drejtësi, diplomaci, politikë, shoqëri civile etj”- tha Meta.
Më tej ai shtoi se në gjykimin e LSI-së, procesi i dialogut dhe negociatave duhet të ecë më shpejt në mënyrë sa më të hapur dhe konstruktive duke pasur në konsideratë se të mërkurën duhet të bëhet raundi i parë dhe në këtë aspekt duhettë arrihet zgjidhje që në raundin e parë, ndërsa vlerësoi angazhimin e partive të tjera, që duan të kontribuojnë për një zgjidhje sa më të gjerë.
“Minutat e orët që vijnë të menaxhohen më të përgjegjshme, parimore e konkrete, sepse nuk votohet në parim të mërkurën, por edhe për emra. Nuk kemi ndër mend të paraqesim emra, por duke vlerësuar angazhimin e PD-së për të paraqitur emra, ne si LSI se investimin tone e kemi për mbarëvajtjen, jo tjetër”-vijoi më tej kreu i LSI-së.
Përsa i takon emrave Meta nënvizoi se Shqipëria ka emra, por rëndësi të ketë vullnet për një emër që të jetë i besueshëm për qeverinë, opozitën, ndërkombëtarët dhe për institucionet.
“Vendi ka emra shumë të mirë dhe në këtë drejtim jemi të gatshëm të diskutojmë për parimet edhe për emrat e PD-së, PS, dhe cilitdo që synon kurorëzimin e suksesit”- theksoi ai, ndërsa shtoi se detyra e të gjithë politikanëve në parlament është që të zgjedhin presidentin me shumicë më të gjerë se mazhoranca, sepse të zgjedhin një president me 71 të votave është e thjeshtë, por duhet një president që të japë mesazhe të rëndësishme, jo thjesht për të zgjedhur një emër, por për të vijuar në procesin e reformave.
“Dihet që statusi nuk është stacioni i fundit i reformave, por ka edhe shumë të tjera, që do përcaktojnë dinamikën e negociatave për integrimin”- u shpreh Meta.
Duke e cilësuar partinë që ai drejto0n si njëforcë politike pozitive ai tha se nuk paragjykojmë asnjë kandidat. Kuptojmë qartë momentin politik, që nuk duhet kthyer në konflikt, që ka të bëjë me përpjekjet e mazhorancës për zgjidhje sa më të pranueshme për të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›