E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambicia presidenciale e Fatos Nanos

Ish-kryeministri Fatos Nano, parashtron platformën e tij për President të Republikës. Në një intervistë të publikuar në gazetën Mapo, ai thekson se në rast se do të zgjidhet do të jetë jo vetëm një kryetar shteti mbi palët, por i të gjithë shqiptarëve. Platforma presidenciale e zotit Nano përqendrohet mbi të gjitha në përpjekjet për integrimin europian të vendit. Por, ambicja e tij presidenciale varet nga votat në Parlament, ku padyshim nevojitet mbështetja nga mazhoranca dhe opozita. Sa i përket mazhorancës Nano, nuk dëshiron të keqinterpretoj qëllimet e kryeministrit Sali Berisha.
“Unë jam i prirur të verifikoj qëllimet e Sali Berishës e jo të komentoj deklaratat e tij. Tani për tani jam i prirur të jem mirëbesues për qëllimet e tij për të mirën e Shqipërisë, përderisa nuk do të shpallen apo verifikohen të kundërtat. Por, është me vend që të theksoj këtu se është në interesin më të mirë të Sali Berishës, Jozefina Topallit dhe Partisë Demokratike, që procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës të mos jetë as akaparim politik i institucioneve, as qokë partiake, as larje hesapesh apo kombinim ekuilibrash brendapartiakë, apo as përmbushje interesash partiake apo personale. Është në të mirën e Shqipërisë, ashtu sikundër edhe është në të mirën e Sali Berishës, Jozefina Topallit dhe Partisë Demokratike, që zgjedhja e Presidentit të Republikës të jetë një sfidë e përpjekje për një proces sa më demokratik, sa më të hapur, sa më konunikativ, as më gjithëpërfshirës, sa më të drejtë, sa më konkurrues, por mbi të gjitha duke vendosur mbi gjithçka interesin kombëtar” – ka deklaruar ish lideri socialist.

Kandidatura e zotit Nano varet edhe nga përkarhja që atij i nevojitet mëse shumti nga Partia Socialiste, e cila sikundër thotë ai i detyron angazhimin për moderinizimin e saj.

“Unë dhe Edi Rama, ka ardhur koha dhe kemi detyrimin që ta marrim e zhvendosim njëri-tjetrin nga ‘gjendja e mosmarrëveshjes’ drejt ‘gjendjes së marrëveshjes dhe solidaritetit’, për të mirën e kulturës transformuese pozitive, për të cilën kaq shumë kemi folur, për të mirën e Partisë Socialiste, por sidomos e mbi të gjitha për të mirën e Shqiëprisë”- u shpreh Nano

Në këtë intrervistë, Nano shprehet se Presidenti i ardhshëm, ka për detyrë kushtetuese të jetë një negociator, paqebërës instituciona, siëprmarrës politik, unifikues, zgjidhës konfliktesh, si dhe garant i një zgjidhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike në respekt të instrumentave demokratike brenda vendit dhe kërkesave të parnterëve ndërkombëtarë, për kryetarin e SHISH, Prokurorin e Përgjitshhëm dhe përfaqësuesit e gjyqësorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›