E Diel, 1 Nëntor 2026

France- Shtate te vdekur nga nje aksident rrugor, me i rendi prej 5 vitesh

 

Shtate te vdekur dhe 4 te plagosur rende, eshte bilanci i nje aksidenti rrugor ne afersi te Montpeliese ne France. Nje furgon ka kaluar ne drejtim te kundert , nderkohe qe 2 vetura ecnin me shpejtesi te madhe. Ky eshte aksidenti me I rende ne France prej 5 vitesh. Autoritetet po hetojne ngjarjen nderkohe qe s'dihen shkaqet e plota rreth kesaj perplasjeje tragjike. Aksidenti ndodhi pasditen e se henes. Sipas shefit te zjarrfikesve, furgoni eshte shkaktari i aksidentit. Automjeti per nje arsye ende te pacaktuar ka kapercyer shiritin ndares te sigurise rrugore, duke dale ne ane te kundert te rruges, ku si pasoje eshte perplasur me 2 autoveturat e tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›