Berisha: Ambicia jonë, Shqipëria një prodhues serioz ei rëndësishëm i energjisë nga burime të ndryshme
Pjesë e rëndësishme e mesazheve të Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ishte edhe deklarimi i tij lidhur me vazhdimin me shpejtësi dhe transparencë të procesit të koncesioneve të mëdha. Duke përmendur disa nga koncesionet e rëndësishme në porte dhe në fushën energjetike, Kryeministri u shpreh se, “Janë një seri ofertash shumë të rëndësishme për portet, për kaskadën e Vjosës që do të kalojë në tender ndërkombëtar dhe për të cilën është marrë një kompani konsulente e veçantë që po përgatit termat e tenderit, po rishqyrtohet Skavica, në mënyrë që të optimizohet prodhimi më i madh, me përmbytjen më të vogël, pasi kostoja e përmbytjeve e është shumë planesh, jo vetëm monetare, por edhe sociale, njerëzore, e shumanshme. Për këtë arsye, nga situata fillestare që gjetëm, qëndrimi ynë ka evoluar dhe ndryshuar. Ne do t’ia ofrojmë Skavicën konsorciumit apo kompanisë që do të ketë projektin e prodhimit më të madh dhe përmbytjes më të vogël.” Kryeministri Berisha theksoi midis të terave se Shqipëria synon të jetë një prodhues serioz e i rëndësishëm i energjisë nga burime të ndryshme dhe këto koncesione do të shtojnë burimet energjetike në vend. “Uroj që çmimi i naftës të mos kthehet në diktat për politikat botërore të energjisë, ndonëse nuk mund të mohohet se ka një rol qendror, por me rritjen që pati, të paktën, fuqizoi shumë domosdoshmërinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Kështu, ne do të vazhdojmë me koncesionet, por mbi baza të një transparence të plotë. Këto janë projekte të mëdha që shkojnë nga gjysmë miliard, në 1 miliard euro dhe kanë meritën e madhe të shtimit të burimeve dhe të ecjes drejt shndërrimit të vendit në një superfuqi të vogël energjetike. Ambicia jonë është Shqipëria një prodhues serioz e i rëndësishëm i energjisë nga burime të ndryshme,” u shpreh Kryeministri. ...