E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Çdo qytetar ka të drejtë të shohë dosjen e tij të hapur gjatë regjimit komunist”

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka bërë të njohur dje qendrimin final të mazhorancës, për të kaluar me një konsensus sa më të gjerë ligjin për kontrollin e figurës, në mënyrë që shqiptarëve t’u bëhet e mundur ndarja përfundimtare me trashëgiminë e të kaluarës Po ashtu zëdhënësi Bumçi ka fajësuar dje opozitën për mos bashkëpunim për kalimin e projektligjit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Bumçi ka deklaruar se nisur nga “eksperienca gjermane për hapjen e dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të shohë dosjen e tij të hapur nga ish-Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist”. Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, njëkohësisht relatori i projektligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë”, duke vlerësuar eksperiencën gjermane në hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete si më të plotën në gjithë Evropën Lindore, kërkoi që në projektligj të përcaktohet e drejta e qytetarëve për t'u njohur me dosjen e tij. Sipas tij “e drejta për t'u njohur me dosjen e sigurimit i takon çdo qytetari, çdo i persekutuar në regjimin komunist ka të drejtë të njihet me dosjen e tij”, u shpreh Bumçi. Ai kërkoi konsensusin e Partisë Socialiste për miratimin e këtij projektligji të rëndësishëm. Projektligji “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë” është diskutuar disa herë në Komisionin e Ligjeve, gjatë sesionin e kaluar Kuvendor, por ai nuk arriti të miratohet pasi opozita nuk e dha konsensusin e saj. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›