E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton ligjin e TVSH-së dhe të SHKB-së

Presidenti Bamir Topi dekretoi dje disa ligje të miratuara nga parlamenti shqiptar. Ndër ligjet e dekretuara nga Presidenti, ishte ai “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i miratuar në datën 6 tetor të këtij viti. Po kështu Presidenti Topi dekretoi edhe ligjin “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”, i miratuar edhe ky më se y javë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Dy ligjet e tjera të dekretuara dje nga Presidenti i republikës Bamir Topi, ishin, ai “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7908, datë 05.04.1995 ‘Për peshkimin dhe akuakulturën’”, si dhe ligji tjetër, i dekretuar ishte ai “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB)’ për financimin e projektit ‘Rehabilitimi i spitalit rajonal të Shkodrës – faza e tret뒔. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›