E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini e bën PS-në kazermë - kërcënon anëtarët me burg, po s’paguan kuotat

Vesi i abuzimeve me fondet publike, për tetë vjet me radhë, e ka shtyrë Edvinin të bëhet paranojak, sa të lëshojë një urdhër të brendshëm, se do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që firmosin për të qenë anëtarë partie, por pastaj nuk i kryejnë dot detyrimet për të paguar gjobat që do të caktojnë asambletë ylberiste

Ethet e pragfushatës elektorale, kushtëzojnë drejtuesit e PS-së, që të paralajmërojnë drejtuesit lokalë të partisë, që të bëjnë kujdes për të mbushur arkën e partisë dhe të mos abuzojnë me fondet e fushatës. Problemet financiare të partive, veçanërisht në fushata elektorale, por për më tepër, “vesi” i abuzimeve me fondet publike, për tetë vjet që PS-ja ishte në pushtet, në kushtet kur kjo është fushatë elektorale e gjen këtë parti në opozitë, pa pasur mbrapa makinën shtetërore, ka bërë që drejtuesit e saj, t’ju kujtojnë drejtuesve lokalë, se tashmë nuk kanë të bëjnë me fonde publike, por me fonde partie, me të cilat nuk duhet të abuzojnë.
Lidhur me këtë problem, drejtuesit e PS-së në qendër, kanë paralajmëruar degët e saj lokale për sanksionet që do të kenë në rast se keqpërdorin fondet partiake.
Kush përdor për interesa personale, zhdëmton financat e Partisë Socialiste apo përdor burime të paligjshme në emër të veprimtarisë së saj, duhet të kthejë paratë në arkën e partisë, por mund edhe të denoncohet te organet e drejtësisë, është paralajmërimi i qendrës së partisë për bazën.
Sipas paralajmërimit të drejtuesve ët PS-së, bëhet e ditur se, kjo gjë parashikohet gjithashtu në statutin e partisë në nenin 49, pika 6 dhe 7 të tij.
Në pjesën e pestë të statutit që flet për mjetet financiare dhe materiale të partisë, parashikohet se çfarë i ndodh kujtdo që abuzon me financat e partisë.
Pika 6 e nenit 49 përmban në vetvete dy paralajmërime me karaktere të ndryshme në vetvete. Së pari, me sanksionet për ata që përdorin për interesa personale burimet materiale dhe financiare të partisë. Së dyti, ka një paralajmërim të qartë për çdo anëtar të PS-së i cili përdor burime të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj. Pavarësisht se sot partitë politike akuzohen se nuk kanë transparencë për burimet e tyre financiare, PS-ja ka sanksionuar në statut masa për këdo që përdor burime të paligjshme për veprimtaritë që lidhen me partinë. Të dyja aspektet e abuzimit kanë tre sanksione, dhe këto të ndara në bazë të hierarkisë së abuzuesve. Konkretisht, pika 6 thotë se “përdorimi i burimeve të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale e financiare të partisë është i papajtueshëm me normat morale dhe organizative të PSSH-së”.
“Si e tillë, vijohet në statut, sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e kësaj disipline, ndaj anëtarit të partisë merren masa, si zhdëmtim i arkës së partisë, çregjistrim nga partia, si dhe denoncim pranë organeve të drejtësisë”.
Pika 7 e këtij neni parashikon se “masat jepen përkatësisht nga AS-ja e bashkisë/komunës dhe Kryesia e PSSH-së”.
Neni 48 i statutit thekson se burimet financiare dhe materiale të partisë janë kuotat e anëtarësisë, nga buxheti i shtetit (sipas ligjit për partitë politike), nga ndihmat e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë si dhe nga të ardhurat e tjera, në përputhje me ligjet e shtetit.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›