Berisha-Ansip: Estonia mbështet integrimin në BE

Berisha takon homologun e tij estonez, Ansip; Shqipëria ka plotësuar kushtet, reformat demokratike jetësore për afrimin me BE-në
Kryeministri estonez, Andrus Ansip, u shpreh sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare, Sali Berisha, se Shqipëria ka plotësuar reformat demokratike, të cilat lidhen me direkt me kriteret e Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave. “Estonia mbështet Shqipërinë në heqjen e vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian. Progresi reformator është inkurajues dhe duhet të ndërmerren reforma edhe më të gjëra. Shqipëria ka bërë përpjekje të lavdërushme vitet e fundit. Sa i përket heqjes së vizave, Shqipëria ka bërë përpjekje për plotësimin e kushteve si pasaportat biometrike, apo kartat e identitetit”, u shpreh Ansip. Kryeministri estonez deklaroi se vendi i tij ka përvojë në përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe këtë përvojë ta ndajë me Shqipërinë. Ai theksoi gjithashtu se Estonia është mbështetës i zgjerimit të BE-së. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha deklaroi se vizita e Ansip është historike. Berisha tha se ka kërkuar mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe atë të liberalizimit të vizave. “Në diskutimet që patëm spikat një vullnet i qeverive për të intenfisikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat. Kam marrë mbështetjen e homologut Ansip në përpjekjet për procesin e integrimit. Qeveria e tij është e gatshme të na japën ndihmën e mundshme të integrimin europian mbi bazën e eksperiencës së saj”, deklaroi më tej, Berisha. Përsa i takon problematikës së zgjedhjeve, kryeministrin Berisha u shpreh i gatshëm për të adoptuar praktikën e përdorur në Estoni, duke i dhënë përparësi votimit elektronik, si një nga sistemet më transparente. “Unë propozoj që anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore nga qeveria dhe opozita të shohin të gjithë praktikën që kanë përdorur në Estoni për zgjedhje elektronike. Unë kam besim të plotë. Frika në zgjedhje ndaj sistemeve elektronike janë provuar si të pabazuara. Këto sisteme po përdoren më shumë. Janë sisteme më transparent. Ne jemi të gatshmë të përcaktojmë proceduart me transparente”, deklaroi ai. Më tej, të dy kryeministrat u shprehën të gatshëm edhe për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. “Po ashtu ramë dakord që të firmosen të gjitha marrëveshjet e domosdoshme për bashkëpunimin ekonomik, për investimet estoneze në Shqipëri dhe inkurajimin e tyre”, tha kryeministri Berisha. Ndërsa, kryeministri estonez Ansip tha se marrëdhëniet Shqipëri-Estoni janë shumë të mira, duke qenë se janë anëtare të NATO-s. “Por duhen përmirësime në sektorin e biznesit. Ne kemi të zhvilluar teknologjinë e informacionit dhe pres të kemi bashkëpunim të frutshëm ems sipërmarrësve tanë në këtë sektor”, tha ai.
...