E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumimi i krimit urban në mes të kryeqytetit

Epiqendra e Tiranës, sheshi Skëndërbej, si sot ashtu edhe dje, është vërtet e mjerueshme. Mjerisht Mr. Shkatërrimi, Edi Rama, një politikan me prejardhje soc-komuniste është prej 10 vjetësh kryetar Bashkie: Tirana, e cila prej 10 vitesh është në amullinë e plane pas planeve urbanistike - franceze e belge. Për Tiranën kryeqytet modern, filozofia post-moderniste po prek prej 10 vitesh prishje rrugësh e ngritje pallatesh me betonarme e hekur ēernobili pa u dhënë përgjigje shumë hutimeve e pyetjeve të qytetarëve të saj. Prej 10 vitesh, Ai inauguron mini-fusha sporti, mbledhje kumbullash të kuqe, arnime rrugicash, kënde të improvizuara lojërash për fëmijë, pa shpjeguar nëse nisen nga një plan apo pentagram; ky është Edi Rama që prej 10 vitesh tallet me qendrën e Tiranës pa dhënë të paktën një llogari se ēfarë mendon të krijojë në kryeqytet. E po mjaft më. Nuk është dëgjuar ndonjëherë në historinë e një kryeqyteti botëror apo qoftë edhe të një qyteti mesdhetar apo ballkanik, që të shkatërrohet në masë kaq të madhe boshti kombëtar i vlerave që nga historia, identiteti dhe kultura arkitektonike, siē është bërë me Tiranen nën hyqmin e Edi Ramës shef bashkie. Veē të kujtojmë lyrjen e fasadave të pallateve dhe të shkollave në mënyra nga më të ēuditshmet, sa ridikule po aq edhe të turpshme për një vend me vlera e traditë si Shqipëria. është e vërtetë që në vitet pas 92 u ndërtuan me shumicë kioska ambulante dhe në trotuaret e rrugëve gjalluan afaristët e rinj; mirëpo këto kioska ambulante ishin lehtësisht të lëvizshme dhe siē u provua, në një muaj u hoqën me një shkresë të gjitha... Veēse këto kioska u zëvendësuan me pallate kolosale, duke gllabëruar hapësirat publike, duke e bërë Tiranën klaustrofobike, pa ajër dhe plot pluhur toksik. Kësisoj dhënia - afërmendsh pa kriter - e lejeve të ndërtimit, pati si përfundim të kuptueshëm mbylljen e dritareve të shumë qytetarëve, të cilët u gjendën para faktit të kryer, teksa pallati u mbinte rreth 30 centimetra nga dritarja. Kuptohet vetiu se pallatet nuk shkulen sepse nuk janë kioska ambulante. Kullat preventive për të rrethuar qendrën dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë një katastrofe urbanistike edhe nga estetika arkitekturore. Ndërtesat shumëkatëshe në qendër janë “miniera e arit”, edhe elektorale, të sheikut të bashkisë Edi Rama, të cilit ngjan se po i sosen rezervat e lekut, meqë po afrojnë zgjedhjet lokale. Megjithatë projekti francez për qendrën e Tiranës ka kaluar dhe marrë viston e KRRTRSH-se, në vitin 2004 me investimin paraprak të kryeministrit Nano, megjithëse nuk kishte asnjë plan rregullues-urbanistik për të gjithë qytetin e Tiranës apo plan mjedisor, etj. Ka disa vite që “plani francez” qëndron në magazinën e bashkisë Tiranës sepse kryebashkiaku Rama donte të rakordonte pallatet qiell-gërvishtëse me ndërtuesit pranë tij, 2K(okëdhimave) ose Dulaku&company, dhe të llogariste se sa mund të fitohej në betonimin dhe bunkerizimin e qendrës. Ishte ēështje përfitimesh. Dhe përfitimet mund të ishin shumë më shumë duke nxitur një tjetër projekt për qendrën, kësaj radhe projektin belg (që njëherë parashikonte të zhvendoste edhe statujën e Skenderbeut, por pastaj e ndryshuan me botimin e lajmit kriminal), një projekt me ndryshime arkitekturore që nuk kanë marrë miratimin në KRRTRSH. Ky plan bunkerizon përfundimisht qendrën me 13 pallate me mbi 25 kate që do të ndërtohen pa plan të posaēëm. Gjithsesi zyrtarisht punimet janë pezulluar pasi ligjërisht nuk është marre Leja Mjedisore. Kurse informalisht bashkia Tiranë po abuzon duke nxitur inspektoratin e punës në shembjen e gardheve e shtëpive tiranase, pa lajmëruar institucionet përkatëse të vlerësimit dhe zhvlerësimit të dëmeve që u bëhet pronave private. Por drejtimi i vetëm i arsyetimit na shkon se për këtë abuzim, Edi Rama do të japë llogari në këshillin bashkiak të Tiranës dhe prokurori për thyerje me dhunë të pronës private

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›