E Diel, 1 Nëntor 2026

LMN-ja përkundrejt fituesit abuziv

Lëvizja për Mendimin Ndryshe ishte, fillimisht, një kundërveprim ndaj kryetarit të PS-së gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009. Arsyetimi i kësaj lëvizjeje ishte i pakontestueshëm në të gjashtë apo shtatë argumentet kundërvënëse ndaj Edi Ramës. Së pari, në euforinë e tij të ēoroditur, i dehur nga superfushata e tij populiste, pa respektim të hapjes dhe të mbylljes së kohës së fushatës, të parashikuar në kodin zgjedhor, duke e personalizuar këtë të ashtuquajtur propagandë pa program, pa u këshilluar me kolegët dhe me fjalë tërësisht monotone. Kjo, sepse përsëriste në mënyrë kakofonike, thuajse të padëgjueshme, të njëjtat mendime, të njëjtat leksione groteske, anë e kënd vendit tonë. Kujtonte se zëri i tij bubullitës e kumbues do t’i mahniste njerëzit, ndërsa filluan pëshpëritjet shpotitëse në fshatarët e kthjellët, të cilët ai i konsideronte si këpëdarët e tij trushkulur! Doemos, kur budallallëkun e mësimdhënies sesi mbillet, si korret e si prashitet, të përsëritura kudo njëtrajtësisht, nuk mundej dot ta nuhaste ai narciz, - i përthithur te besimi marroq në vetveten, - gjë që e bënte të mos kërkonte asnjë opinion te kolegët apo, me fjalë të tjera, të injoronte elitën e partisë së tij. Ata ledhatues e simpatizantë që, në një emision televiziv, e quajtën “karizmë”, atë nakatosje të kryeneēësisë me kapadaillëkun dhe me narcizizmin e Edvinit , nuk kishin parasysh se kjo fjalë e madhe, karizma, ishte një term leksikor ekzaltues që përfshinte vetëm turmat e nivelit të “kongresmenëve” , që kujtonin se ishin të tillë, pa e ditur kuptimin tallës me të cilin cilësoheshin, paēka se fryheshin si gjela deti. . . Lëvizja për Mendimin Ndryshe, nuk duhet menduar se u lëndua në sedrën e saj kryesisht për shpërfilljen e diversitetit të mendimit të saj dhe monopolizimin e gjithēkaje nga një person që pranohej se zgjonte admirim vetëm nga ajo pjesëz e bashkësisë socialiste, që francezët e quajnë populace ose bas peuple, që shqip do të thotë turmë ose vulg. LMN-ja kuptoi e para, në gjirin e PS-së, se ky kryetar, që nuk respekton as statusin e partisë së vet, po e ēonte këtë parti në përēarje dhe në zvetënim. Kësisoj nuk duhet menduar, gjithashtu, që ajo, LMN-ja, të cilësohet si pesëshe. Sepse prapa atyre emrave qëndron edhe një mori socialistësh, të ndërgjegjësuar dhe me formatin e anëtarëve të LMN-së, që ky kryetar, tashmë abuziv, si arrivist dhe si egocentrik, është i ngërthyer prej konceptit enverist se interesat e atdheut e të kombit u nënshtrohen interesave të partisë dhe jo anasjellas. Në këtë pikëpamje LSI-ja ndryshon diametralisht. Ajo vërtetoi se, në qendër të veprimtarisë, ka interesat e vendit dhe aspiratën europianiste, të përshfaqur në program dhe në flamurin e saj. Prandaj është e natyrshme aleanca e një të majte si ajo, me një të djathtë si partia e Berishës . Jo vetëm se kjo aleancë e Berishës me Ilir Metës ka precedentë historikë: De Gasperi me Toliatin, De Goli me Torezin etj. (që të mos përmendim edhe rastet e tjera, si në Gjermani e gjetiu). Në këto raste, fill pas shkatërrimeve të Luftës II Botërore, mbizotëronin interesat e vendit mbi ato partiake. është tjetër problem ai kur, në vijim të kohës, u evidentua lufta e ftohtë, doli në arenë perdja e hekurt dhe stalinizmi u shfaq si një dukuri që vuri interesat partiake mbi ato të vendit. E thamë se Lëvizja Socialiste për Integrim është e përngjashme me të majtën europiane. Kjo nuk mund të thuhet për PS-në që hë për hë e ka uzurpuar ai që i humbi zgjedhjet. Kur G. Ruçi e tha copë publikisht se “nuk na duhen të huajt që na sillen nëpër këmbë”, një tezë e bunkerizimit enverist, askush nuk e përgënjeshtroi. As Ed Rama, kuptohet. Tani Edvini është i pabesueshëm kur thotë të kundërtën, se ai është besnik i komunitetit euroatlantik! Ajo thënie që i drejtohet Dr. Berishës, “hap kutitë ose ik!” është një shprehje që bie ndesh me BE-në. Kush na qenka ky, që jep ultimatume të tilla, që vë alternativa të marrëzishme, kur të dyja versionet janë të pamundshme? Kutitë nuk i hap dot as kryetari i ekzekutivit, as kryetari i opozitës. Ky i fundit, po ta kishte këtë kompetencë, i kishte hapur prej kohësh, dhe nuk kishte përse të bënte bojkotim shtatëmujor të parlamentit! – gjer në rastin kulmor, kur rrezikoheshin rrogat e “deputetëve” të pakonsakruar si të tillë, për mungesë të betimit në parlament. Inkoherenca e tij vihej re edhe në fjalët e pamenduara që ēuan në një blof se fituesit e partisë së tij në zgjedhje nuk do ta sajdisnin parlamentin, duke mos u futur në të, édhe pas mbarimit të afatit ligjor! Mori, kështu, këshillimet ligjore të antiligjorit Spartak Ngjela! Ky shpërfillës i ligjeve dhe promotor i dhunës ligjore (!) s’kishte ē’të humbiste vetë. Sepse, për faj të Edvinit, nuk mori as kuorumin e nevojshëm që të dilte, së paku, vetëm ai si parlamentar, si përfaqësues i partisë së vet me një emërtim të pabesueshëm që përmbante ligjshmërinë dhe drejtësinë, kur kryetari i kësaj partiēke ishte shqeto anarkist! EdvinRama, Taku dhe rrumujaxhinjtë e tjerë a nuk e kishin të qartë mendimin komunitar se bojkotet (sidomos ato që u bënë qëllim në vetvete, për interesa vetjake) ishin të tejkaluara dhe të papranuara nga faktori ndërkombëtar? Këtu mund të citohen shumë e shumë emra me prestigj (me dhjetëra), paēka se propagandistët e së keqes e bëjnë veshin shurdh! Le të citojnë një emër të vetëm që të përligjë bojkotet, duke filluar nga parlamenti (mosnjohja e tij, në fakt) e gjer në zallamahitë rrugore, që arrinin në simptoma rrugaēërore, me slogane fanatikësh kundër Berishës, kundër Metës dhe kundër kohezionit qeverisës.
LMN-ja tregoi se kjo veprimtari në dëm të vendit nuk përkonte me mendësinë e saj. Siē e thamë, tanimë ajo ishte zgjeruar jo vetëm në pesëshen e zgjedhur parlamentare, por po shtrihej në një mori socialistësh me këmbët në tokë. Ajo mund të bëhej bërthama e një të majte europianiste, e ngjashme me partinë e Ilir Metës. Ajo i kishte kredencialet e mendimit të përkorë për të qenë e tillë. Ajo e ruajti koherencën për të mos rënë në kundërthënie të njëpasnjëshme të veprimtarisë së Ed Ramës, që iu kundërvu Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në mënyrë të egër, me kërcënimet e nënkuptuara për përjashtim: “E kemi falur dy herë. Të tretën nuk e falim!”. EdRama , në këtë kundërvënie brendapartiake u tregua brutal, kërcënues dhe antidemokratik. Mbledhjet e tij me dyer të mbyllura, dëmtimi brutal i kamerave të medies, fikja e zërit të mikrofonave, nxjerrja jashtë liste e prenotimeve për diskutim të anëtarëve të LMN-së, përbënte përparësinë e Ramës ndaj këtij mendimi ndryshe. Por logjika e shëndoshë e anëtarëve të kësaj lëvizjeje pati epërsinë ndaj Ramës, që kishte jetësuar një ngërē për të mos u skualifikuar si kryetar i humbur në zgjedhjet, sipas nenit 28 të statusit të PS-së. Përpara këtij vërshimi, LMN-ja u trondit, u flashk, tregoi pavendosmërķ. Jehona mediatike fillestare e LMN-së filloi avash-avash të rrudhej, sepse mediet e fuqishme, të zotëruara nga Rama (në të vërtetë nga ata që qëndrojnë mbi Ramën, si njeri i kapur), nisën ta lënë në heshtje mendimin reformator të LMN-së. Kjo lëvizje u ndodh përpara dyzimit: ose protagonistët e saj të ulnin kokën që të mos jepnin shkas që të përjashtoheshin nga PS-ja, siē ishin paralajmëruar; ose të bëheshin të kurajshëm dhe të kishin parasysh atë thënien e famshme të një oratori në vitin 1789 në Francë, “guxim, prapë guxim, gjithnjë guxim, që të shpëtojë Franca”.
Mos të harrojmë atë veprimtarinë e Ilir Metës për të vënë interesat kombëtare mbi ato partiake dhe guximin e tij për të përballuar denigrimin e Edi Ramës. LMN-ja mund t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë autoritarizmit të Ramës, nëse do t’i kundërvihej trimërisht me mundësinë e krijimit të një organizimi i tij, nëse do të ndodhej para një poshtërimi të pandërprerë. Për shembull me krijimin e një “Lidhjeje socialiste të rinovuar”, në mos ishte e pamundur bashkimi me LSI-në. Një parti e tillë majtiste e pavarur, me program europianist të njëmendët, - jo fiktiv si ai i Ramës, - do të shkaktonte një minus prej pesë deputetësh për PS-në individualiste të Ramës në parlament dhe një diferencë numrash në dhjetë njësi. Rama do të ishte para një gjendje tepër të vështirë në këtë ndryshesë të ndjeshme, tashmë. Dhe nuk do të hardallosej për ta shpallur ngërēin e tij, që do të thotë qorrsokak, si një krizë (të personalizuar nga ai), si vetë zgjedhjet e humbura apo të pahumbura nga ai vetë. Sepse është humbës, kur pranon mosndryshimin e ekuilibrit të forcave në parlament, por “fitimtar” kur ngulmon në hapjen joligjore të kutive, që “të provojë” se është fitues! EdRama nuk do të kishte asnjë forcë reale, me përkrahjen vetëm të atij vulgu që përmendëm më sipër. Forca e tij e vërtetë qëndron në mbështetjen e atyre që ka mbi veten, anonimë në veprimtari, njerëz të tejpushtetshëm të cilët janë mëkatarë të pandëshkuar ndaj popullit për keqpërdorimin e tij në kohën e diktaturës . Kuptohet se kemi të bëjmë me një forcë okulte që s’ka të bëjë aspak me aspiratat europianiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›