Nisma leniniste e Edvinit shpall antimiting me 1 maj, nën përvojën e dështuar të antimitingjeve të Vullnetarëve të Enverit

Edvini ka nisur sot të detajojë projektin e tij leninist të destabilizimit me çdo kusht të vendit, mjaft që ai të mos largohet nga bashkia dhe politika. Në daljen e tij thuajse të përditshme e veç monolog (pasi s’pranon thuajse asnjë pyetje) në korridorin e selisë, Rama u bëri thirrje të gjithë të pakënaqurve kudo që janë, që përditë të mbushin rrugët e të bëjnë zullume, pa u shqetësuar fare nëse pretendimet janë të drejta e të themelta. “Së bashku me partnerët e koalicionit opozitar do të ndërmarrim nismat tona të protestës, që nuk do të ndalet as në 1 maj e tutje derisa të rivendosim demokracinë”, tha ai. Ai u ka bërë thirrje pensionistëve, zyrtarëve, të rinjve dhe gjithë shtresave të shoqërisë që sipas tij qeverisen keq nga drejtuesit e shtetit. “Sot është dita për tu ndarë nga e shkuara e keqqeverisjes dhe për të shkuar drejt të së ardhmes, në të cilën qytetarët qeverisen falë zgjedhjeve të tyre të lira”, ka thënë Rama. Ai theksoi se duhet të “bashkojmë forcat për të dënuar krimin elektoral dhe për të hapur kutitë e shpresës. çdo ditë një protestë për tu rikthyer më 30 prill në mitingun e madh të Tiranës”.
Përmendja e 1 majit tregoi edhe revolucionarizimin e kësaj nisme leniniste, meqenëse në atë ditë, është e djathta që ka njoftuar një manifestim të sajin. Synimi është i qartë që bolshevikët t’u rikthehen antimitingjeve, megjithatë kësaj forme mund t’i kujtohet fati i nismës së Vullnetarëve të Enverit, më 1991, i cili përfundoi me turp të plotë. Kësaj here, meqë nisma është fort karikatureske dhe e dëshpëruar, edhe fati i saj pritet të jetë edhe më cinik...
...