E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej” u projektua nën imazhin e Sheshit të Shën Pjetrit, Edvini po e profanon

(Speciale) - Debati publik në vitin 1930 konfirmon se sheshi i ri i Tiranës, u projektua prej inxhinier Brasinit nën imazhin e Sheshit të Shën Pjetrit, si një platformë me të cilën komunikojnë të gjitha akset qendrore të kryeqytetit. Pushtimi aktual i tij synon profanimin, prej një karteli biznesmenësh që synon monopolin, edhe me koston e shkatërrimit të krejt sheshit


Bulevardi i Tiranës filloi të ndërtohej në fillim të vitit 1930, në bazë të vlerësimit profesional të inxhinier Brasinit, i cili e planifikoi sheshin “Skënderbej”, si një shëmbëlltyrë të sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan. Megjithë ndërhyrjet gjatë regjimit diktatorial, me prishjen e godinës së bashkisë apo ndërtimin e Pallatit të Kulturës, është ruajtur imazhi i një sheshi me të cilin komunikojnë të gjitha akset kryesore të kryeqytetit të ri politik të Shqipërisë. Por këtë funksionalitet të sheshit qendror të Tiranës po përpiqet ta rrënojë mr.Shkatërrimi i Bashkisë, për interesa mirëfilli të biznesit. Gazeta po ripublikon sot pjesë nga përshkrimi i debatit që ka shoqëruar fillimin e punimeve për ndërtimin e sheshit, përgatitur nga gazetari Kastriot Dervishi, ndërkohë që në ditët në vijim do ndalemi më në detaje për katastrofën që paraqet për qytetin e Tiranës ndryshimi i destinacionit të kryesheshit të saj.


Zanafilla


Ishin ditën e para të vitit 1930. Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vendosur të fillimin e ndërtimit të shëtitores “Zog I”, që rastiste me prishjen e disa objekeve të rëndësishme në qendër të kryeqytetit. Për vetë mendësinë e që vihej re në atë kohë por edhe sot, pronarët e objekteve që duheshin prishur nuk pranonin të bënin zhvendosjen e sendeve brenda tyre, pasi nuk besonin se mund të zbatohej vendimi i mësipërm. Për të treguar autoritetin e shtetit, ka ardhur në vend, prefekti i cili ka dhënë vetë i pari “yryshin” për shembjen e objekteve që ishin dy nga hotelet më të njohura në Tiranë: “Splendi” dhe “Internasionali” (jo ai që mban këtë emër edhe sot). Përshkrimin e sjell në ditët tona një kronike e shtypit të saj kohe, e përcjellë në formë mjaft interesante.


Ndërtimi i një qyteti


Në vitin 1923 u hartua plani rregullues nga ing.Eshref Frashëri, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar. Përpjekja e parë për të ndërmarrë një plan studimi për kryeqytetin u bë më 1925-1927 me mbështjen financiare të SVEA-s. Projekti i parë i arkitektit Armando Brassini nuk u miratua për shkak të harxhimeve shumë të mëdha. Pas dështimit të këtij plani, u hartua tjetri me autor Floreano de Fausti. Projekti fillonte me ndërtimin e sheshit “Skënderbej” dhe godinave qeveritare. Në vitet 1926-1927 u hap rruga “Mbretërore”, më 1928-1930 rruga “Musolini” (rruga e Kavajës), në vitet 30-të shëtitorja “Zog I” si dhe rrugët e tjera. Në vitet 1934-1937 kryeqyteti filloi të asfaltohet. Guri i parë i ndërtimi të bashkisë së Tiranës nga Rauf Fico dhe Alberto Pariani (“Ora”, 13 maj 1930), vetëm pak ditë pasi Fico kishte mohuar intervistën e dhënë tek “Shqipëri e re” ku i kishte quajtur italianët “breshkaxhinj që meritonin të hidheshin në det” (“Ora” 8-9 maj 1930). Megjithatë projekti nuk u zbatua në anën lindore të sheshit “Skënderbej” ku parashikoheshin të prisheshin pazari i kryeqytetit, etj, si dhe të ndërtohej pallati i Parlamentit në krah në bashkisë së vjetër të Tiranës nga ana e Bankës së Shtetit (“Besa”, 9 korrik 1931). Godinat e ministrive që u përuruan më 30 qershor 1931 (“Tirana”, revistë, botim i vitit 1938).


Ndërtimi i kryeqytetit të ri


Qysh në çastin kur qeveria e dalë nga kongresi kombëtar i Lushnjes, nuk u vendos në kryeqytetin e atëhershëm të vendit, në Durrës, por në Tiranë, ky qytet filloi të hyjë në histori si qendra e re politike dhe administrative e vendit. Përfundimisht me kushtetutën e vitit 1925 Tirana u caktua kryeqytet i vendit dhe për këtë qëllim filloi të mendohej për ndërtimin e ri të tij. Qendra e re e qytetit të Tiranës u zhvendos në projektin e ri nga vendi ku është sot monumenti i partizanit për në sheshin e sotëm “Skënderbej”, i cili shërbeu si ndërlidhës i të gjithave rrugëve kryesore të qytetit. Largësia e shëtitores kryesore të Tiranës ishte në gjatësinë e 800 metrave dhe me gjerësi 35 metra. Për këto u nevojitën 559.776 franga ari për shpronësime dhe 810.000 franga ari për ndërtimin në fjalë.


Projekti i zbatuar pjesërisht


Sipas librit “Shqypnija e ilustrueme” (Tiranë 1929), inxhinier Armando Brasini e pat planifikuar qendrën e Tiranës si sheshi i “Shën Pjetrit” në Romë, rreth së cilit vijnë ministritë, Parlamenti etj. Fatkeqësisht për shkaqe të ndryshme si politike apo kohore ky plan nuk u zbatua plotësisht. Për ndërtimin e shëtitores u përdor huaja e jashtme e SVEA-s për punimet në fjalë, sipas marrëveshjes së lidhur në Romë midis të dy vendeve më 20 maj 1925 dhe të dekretuar më 12 korrik 1925, hua e cila kapte shumën e përgjithshme të 50 milion frangave ari. Nuk munguan as kontributet e brendshme financiare të cilat sidoqoftë ndonëse të vogla treguan solidaritet në ndërtimin e kësaj vepre madhështore. Por megjithatë kryesore mbeti huaja e jashtme. Pak kohë para tyre ishte ndërtuar edhe godina e Bashkisë së Tiranës (sot e prishur). Duhet thënë se në ministritë e sipërpërmendura kryheshin edhe funksione të dyfishta. Në mes të shëtitores, afër pjesës jugore të lulishtes në veri të të cilës është sot busti i Skënderbeut, u ngrit më 1938 monumenti që përkujtonte 10-vjetorin e shpalljes së Monarkisë, monument i cili u prish më vonë.


Kundërshtitë për ndërtimin e shëtitores


Ndërmarrja e punimeve të mëdha në Tiranë, sigurisht që shkaktonte pakënaqësi për ata që shpronësoheshin. Kjo sidomos për pjesën e objekteve që u binte radha të prisheshin. Tirana ishte një qytet ku pothuajse mungonte fare rregulli urbanistik. Përveē ndonjë godine të ngelur që i përkiste Nënprefekturës së Tiranës dhe atyre të kultit, në qytet nuk gjeje objekte që mund të kishin zbatuar norma të mirëfillta urbanistike. E megjithatë për kohën mund të besohej se prishja e objekteve nuk mund të bëhej. është një rast ky që kërkoi ndërhyrjen e prefektit të Tiranës, i cili ka dhënë shembullin i pari në nxitjen e shembjeve të objekteve që do të prisheshin. Gazeta “Zëri i Korēës” e datës 1 shkurt 1930, përshkruan kështu ēastin e shembjes së ndërtesave për hapjen e shëtitores, që ishte para vendit ku është sot Pallati i Kulturës (përballë ish-bashkisë). Pjesa e gazetës është kjo: “Para dy ditësh filloj ēelja e bulevardit “Zog I”, por jo me ngutësi. Të shtunë, më 25 të këtij muaji që në mëngjes u pa një shumicë punëtorësh para hotel “Internasional” me kazma, ēekiēë e sqeparë nëpër duart. Populli edhe nuk donte, ēdo të bënin këta punëtorë? Punëtorët ishin dërguar nga ana e bashkisë për të rrëzuar ndërtesën e hotelit “Internasional”, por drejtori i hotelit në fjalë protestoi edhe ndërmjetoj pranë autoriteteve që t’i jepej leje edhe për 48 orë gjersa të ngrinte mobilat dhe ashtu u dha. Punëtorët po prisnin me padurim urdhrin e dytë për të bërë yxhymin mbi ndërtesën! Më në fund vjen vetë prefekti i kryeqytetit z.Rasim Kalakulla, i cili u thotë “marsh” punëtorëve mbi ndërtesat e tjera dhe këta filluan punën. Disa nga pronarët e tjerë posa muar urdhërin menjëherë vunë punëtorë dhe filluan të shembin ndërtesat e veta e të marrin materilain, por disa të mësuar dhe mbështetur në akrabëllëket nuk deshnë të dalin nga ndërtesat ose të nxirrnin moblat e veta, po pritnë gjer sa u rrëzuan krejt ēatitë, ahere i nxuer plaēkat në mest të punimit punëtorëve që nuk bënte përshtypje të mirë ndër të huajt, se kjo sjella tregon se nuk respektojnë ligjin...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›