Berisha: Arsimi, 100 milione dollare ne 2009
Kryeministri deklaron se buxheti per vitin e ardhshem, eshte me i larti deri tani
Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga ministri i Arsimit Fatos Beja, vizitoi dje kampusin e Universitetit "Kristal", me rastin e inaugurimit te ambienteve te reja te tij. Kryeministri Berisha, duke e vleresuar kete investim nje kontribut te rendesishem ne rritjen e standardeve te arsimit te larte shqiptar, u shpreh se qeveria nxit pjesemarrjen e sektorit privat ne arsim. "Qeveria shqiptare dhe aktualisht cdo qeveri tjeter, e ka te pamundur te perballoje me buxhetin publik, kerkesat e medha te sistemit arsimor dhe ka si rruge te vetme inkurajimin dhe mbeshtetjen e pjesemarrjes se sektorit privat qe eshte dhjetera e qindra here me i fuqishem se qeveria", tha kryeministri. Duke e theksuar arsimin si perparesi te te gjitha perparesive, Berisha tha se per here te pare, qeveria ka percaktuar per vitin 2009 buxhetin me te madh per arsimin e larte, prej 100 milione dollare. "Ky buxhet arrin ne vitin e ardhshem rreth 100 milione dollare. Ne jemi te vendosur te rrisim progresivisht buxhetin per arsimimin e femijeve dhe te rinjve shqiptare," u shpreh kryeministri. Me tej, ai garantoi se ne kursin e reformave qe ka ndermarre, qeveria do te vendose kuadrin e merituar lehtesues per te gjitha investimet qe behen ne arsim dhe shendetesi. "Nese ka nje fushe ku detyrimisht duhet te guxojme eshte arsimi dhe arritja e standardeve, dhe ne kete drejtim sektori privat mund te luaje nje rol te rendesishem", u shpreh kryeministri. Ai tha se historia e zhvillimit te vendeve, ka deshmuar se edhe vende te vogla, me nje vemendje te vecante ne kete fushe, kane arritur nivelet me te larta dhe me te mira te arsimimit. "Jam i bindur se po shtrojme nje baze te fuqishme per nje progres te shpejte dhe per konsolidimin e nje sistemi arsimor qe do te behet promotori me i fuqishem i ndertimit te se ardhmes se vendit. Sektori privat po i pergjigjet mrekullisht kesaj kerkese", vleresoi Berisha. Me kete rast, ai u shpreh se investimi qe kompania "Kristal" ka bere ne kete kompleks eshte nje kontribut i madh ne zhvillimin e arsimit te larte ne Shqiperi.